E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshira e fundit e shqiptarit: Të bëhem qytetar amerikan

Share

Dëshira e fundit e tij ishte që të bëhej qytetar amerikan.

Siç raportojnë agjencitë amerikane, tani 79 vjeçari Neki Seferi ka plotësuar një ëndërr. Ai po e merr veten në një spital në Jacksonville, Florida, ku iu nënshtrua një operacioni në zemër javën e shkuar. Tani mund të thotë se është zyrtarisht pjesë e vendit të lirë.

Doktorët i kishin dhënë Seferit 50-50 shanse për të mbijetuar nga operacioni. Nipi i tij, Ervin Seferi, thotë duke qeshur se fakti që u bë qytetar amerikan, i shpëtoi jetën.

Ai thotë se gjyshi i tij kishte dy dëshira në jetë, të vinte në SHBA dhe të bëhej qytetar i këtij vendi.

Disa vite më parë ai erdhi nga Shqipëria në Jacksonville, por pati vështirësi për tu bërë qytetar amerikan. Procesi u shty për shkak të kontrolleve dhe familjarët druheshin se ai nuk do të jetonte aq gjatë.

Javën e shkuar, pak pasi bëri operacionin, zyrtarët e emigracionit i shkuan në dhomën e spitalit dhe e bënë atë zyrtarisht qytetar amerikan.

Ishte shumë i lumtur dhe po përpiqej të fliste me ne, por ishte shumë i lodhur, tha nipi i tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›