FOTO LAJM: Një imazh tronditës për turizmin
Share
Kjo është një nga fotot e ditës e agjencisë Reuters, realizuar në Durrës nga Arben Çeli, shoqëruar me këtë diçiturë: Një grua mbledh kanaçe në një hapësirë të madhe toke të mbushur me plehra dhe mbeturina kimike në rajonin e Ishmit, pranë Durrësit përgjatë bregdetit të Adriatikut, rreth 50 km larg kryeqytetit Tiranë, më 18 prill 2012. Sipas medias vendase, ambientalistët kanë theksuar se ndotja e shumëpërhapur në zonat përgjatë bregut mund të ndikojë tek turizmi gjatë sezonit të pushimeve verore.
