E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është terroristi më budalla i historisë

Share

Mund të duket si skenar i një filmi komedi, por kjo histori është e vërtetë. Mohammad Ashan, një komandant taliban në Afganistan, është paraqitur në një stacion policie me një urdhër arresti në duar, në të cilin gjendej fytyra e tij. Ai ka kërkuar një shpërbilm prej 100 dollarësh, ashtu siç premtohej në fotografi, për personat që do të jepnin informacione për kapjen e tij.

Ashan është arrestuar menjëherë nga policia afgane, duke qenë se është i dyshuar për organizmin e së paku dy sulmeve mbi forcat afgane të sigurisë.

Forcat amerikane, kur shkuan për të konfirmuar nëse ishte vërtet Ashani, nuk mund ta besonin që kjo ngjarje të kishte ndodhur vërtet.

E pyetëm: A je ti ky?. Mohammad Ashan u përgjigj me një entuziazëm të jashtëzakonshëm: Po, po, unë jam! A mund ta marr shpërblimin tim tani?, ka treguar për The Washington Post një përfaqësues i forcave amerikane, Matthew Baker.

Pas skanimeve biometrike dhe analizave të tjera, është arritur në përfundimin se ai është pikërisht Mohammad Ashan. Pas kësaj, zyrtarisht Ashan meriton titullin e terroristit më budalla në botë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›