Mandati i Beqjas debat ne Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese zhvilloi dje seancen mbi kerkesen e Kuvendit per papajtueshmeri te mandatit te deputetit socialist
Dervishi Beqja mandat prej 1 gushtit. ifligu Vendimi i Kuvendit antikushtetues
TIRAN - Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar paraditen e djeshme kerkesen e drejtuar nga Kuvendi i Shqiperise per papajtueshmerine e mandatit te deputetit te Partise Socialiste Ilir Beqja. Perreth 3 ore trupi i Gjykates Kushtetuese ka degjuar pretendimet e paleve nese deputeti i Qarkut te Shkodres ka shkelur ose jo Kushtetuten ne lidhje me mandatin e tij.
Kuvendi i Shqiperise permes perfaqesueses Jonida Dervishi ka hedhur pretendimin se deputeti socialist ka shkelur Kushtetuten per shkak se ka perfituar para nga bashkia Durres ne nje kohe qe sic tha ajo Beqja kishte mandat qe prej 1 gushtit 2009.
Por avokati mbrojtes i deputeti socialist Genc ifligu ka hedhur poshte keto pretendime duke vleresuar se mandati i deputetit Beqja ka filluar me 25 shkurt 2010 kur u be dhe betimi i deputeteve te grupit parlamentar Socialist.
Kuvendi
Juristja e Kuvendit ne parashtrimin e bere ne seancen e Gjykates Kushtetuese deklaroi se deputeti Ilir Beqja eshte shpallur deputet ne listen shumemerore te qarkut Shkoder sipas vendimit te KQZ-se numer 602 date 1.8.2009. Ne kete moment zoti Ilir Beqja sikurse te gjithe deputeteve te tjere te zgjedhur i ka filluar mandati sipas nenit 71 te Kushtetutes.
Deputeti Ilir Beqja eshte ortak me 51 te kuotave ne shoqerine INTECH-. Kjo shoqeri ka marre ka marre pjese ne tenderin e dates 22.10.2010 ka fituar dhe ka lidhur kontrate me Bashkine Durres. Per rrjedhoje Bashkia Durres i ka paguar kesaj shoqerie shumen prej 24 milione lekesh - tha Dervishi.
Ajo theksoi se sipas nenit 70 pika 3 e Kushtetutes deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor as te fitojne pasuri te ketyre. Sipas saj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 602 date 1.8.2009 Per shpalljen e rezultatit te zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise ka shpallur listen e deputeteve ne te cilen Ilir Beqja eshte shpallur deputet ne Qarkun e Shkodres.
Ne kete kuader Ilir Beqja eshte deputet i Kuvendit te Republikes se Shqiperise qe prej dates 1.8.2009. Pjesemarrja ne procedurat e prokurimit dhe perftimi i fondeve publike nga Bashkia Durres i perkasin datave te mevonshme.
Pra keto fonde jane perfituar nga zoti Beqja gjate kohes qe ky i fundit ka qene deputet duke rene keshtu ne gjendjen e papajtueshmerise se parashikuar nga neni 70/3 i Kushtetutes - shprehu pretendimin Dervishi.
Beqja
Avokati mbrojtes i deputetit te Partise Socialiste Genc ifligu tha perpara trupit te Gjykates Kushtetuese se kerkesa e drejtuar e per te shqyrtuar konstatimin e papajtueshmerise se mandatit te deputetit Ilir Beqja eshte sjelle permes nje vendimi antikushtetues. Ne konsiderojme se vendimi i Kuvendit eshte marre ne kundershtim me Kushtetuten me rregulloren e Kuvendit dhe per rrjedhoje per ne konsiderohet si nje akt absolutisht i pavlefshem.
Sipas nenit 61 pika 1 te rregullores se Kuvendit eshte percaktuar qarte se cdo votim i kryer ne kundershtim me Kushtetuten ligjin dhe rregulloren e Kuvendit eshte i pavlefshem - u shpreh ifligu. Sipas tij ne rastin e vendimit Kuvendi ka shkelur rregulloren pasi eshte marre ne kundershtim me Kushtetuten. Ai theksoi se vendimi i Kuvendit nuk eshte votuar me shumicen e kerkuar dhe per rrjedhoje nuk mund te prodhoje pasojat juridike te kerkuar prej tij qe nga data e hyrjes ne fuqi.
Per te deputeti i qarkut te Shkodres e ka fituar mandatin me 25 shkurt 2010 dhe kjo e cliron deputetin Beqja nga akuza e shkeljes se detyres. Kemi marre betimin si momentin e vlefshem si momentin e vetem procedural i cili e konsideron deputetin me mandat per te ushtruar detyren e tij. Deputeti para kesaj date nuk ka mandat dhe vete Kushtetuta thote pa bere betimin ske mandat - shprehu qendrimin e klientit te tij Genc ifligu.
Beqja eshtja ndaj meje kryesisht aspekt politik
TIRAN - Ne seancen e djeshme te Gjykates Kushtetuese deputeti i Partise Socialiste Ilir Beqja shprehu gjykimin se inicimi ceshtjes ndaj tij eshte bere kryesisht ne aspektin politik.
Sipas tij kjo ceshtje eshte bere vetem 3 dite pasi grupi parlamentar Socialist kishte bere nje njoftim zyrtar qe ILDKP kishte filluar nje hetim per ceshtjen e tij. Ai tha se eshte ortak ne INTECH- qe nga viti 2001 kur eshte themeluar dhe ska qene asnjehere administrator i kesaj kompanie. Qe nga data 28 shkurt jo vetem qe kompania nuk lidhur asnje kontrate por as nuk ka dorezuar ndonje oferte. Vete kerkesa e PD-se fokusohet ne papajtueshmerine me detyren e deputetit.
Ne parashtresen qe u be nga perfaqesuesit e Kuvendit u tha qe deputetet jane aty perfaqesues sovraniteti dhe popullit dhe Kushtetuta eshte perpjekur qe te shmange abuzimet ne perfaqesimin e ketij sovraniteti. Ky perfaqesim sovraniteti ne gjykimin dhe vleresimin tim behet qe nga momenti i ushtrimit te betimit - shprehu vleresimin mbi ceshtjen Ilir Beqja.
Per gati tre ore trupi i Gjykates Kushtetuese ka degjuar pretendimet e paleve nese deputeti i Qarkut te Shkodres Ilir Beqja ka shkelur ose jo Kushtetuten ne lidhje me mandatin e tij. Ai akuzohet nga mazhoranca se ka perfituar nga fondet publike edhe gjate kohes qe ishte deputet dhe per kete arsye duhet ti hiqet mandati. Kuvendi ka pretenduar se Ilir Beqja sikurse te gjithe deputeteve te tjere te zgjedhur i ka filluar mandati sipas nenit 71 te Kushtetutes.
Partia Socialiste pretendon se votimi i Kuvendit per Beqajn eshte i pavlefshem pasi ka marre 70 vota nga 71 qe eshte mazhoranca. Pika e dyte e mbrojtjes se PS-se eshte fakti qe Ilir Beqja e ka fituar mandatin e deputetit 25 shkurt 2010 dhe kjo e cliron nga akuza e shkeljes se detyres. Tenderi per te cilin Beqja akuzohet nga ana e mazhorances eshte zhvilluar perpara se ky i fundit te betohej