E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshira per te jetuar, mposhti semundjen e rende Sonila Isaku

Shkallet e spitalit te mbushura me njerez qe diskutojne se si do te perballojne keto momente te veshtira te te afermve te tyre, apo ku do te gjejne kurajen t'u thone se jane te prekur nga tumoret. Ne katin e trete te spitalit Onkologjik, sapo hyne ne korridor shikon deren e nje dhome qe qendron e hapur dhe perballe nje zonje, e cila rrezaton nje buzeqeshje. Kur mendon se je ne spitalin Onkologjik, te duket sikur fytyra e saj nuk ka lidhje me ate cka trajtohet aty. Nderkohe qe ne krah te gruas qendron bashkeshorti i saj, duke u kujdesur maksimalisht per te.
Personazhi
Semundja e bashkeshortes ka detyruar ciftin Ponika nga Prizreni, qe te udhetojne drejt Tiranes. Qe ne momentin e pare qe jane nisur, kane menduar vetem per nje kurim dhe jo per nderhyrje kirurgjikale, ne menyre qe te jene afer familjes dhe femijeve te tyre. Por, kerkesa e mjekeve per te bere nderhyrje pasi ishte momenti me i mire, se masa tumorale nuk kishte avancuar ne mitren e gruas ndaj duhej hequr. "Kur me thane per operacion, ne momentin e pare u tremba shume, pasi une kisha ardhur vetem per nje vizite. Por nese do te kerkoja edhe pak kohe per te bindur veten me semundjen qe kisha, do te rrezikoja jeten time. Duke e dashur shume jeten dhe familjen qe kam, luftova me gjithe forcat e mia per te perballuar kete situate", thote me gjysme zeri Ymrie Ponika.
Semundja
E shtruar ne katin e trete te spitalit Onkologjik, ku sapo ka dale nga reanimacioni, Ymria te pershendet me nje buzeqeshje. Ndersa e pyet se si ndihet qe ndodhet larg vendit te saj dhe familjes, sapo i shqipton kete te fundit i shndrisin syte dhe fillon te perlotet. "Eshte hera e pare qe une largohem per kaq kohe nga familja ime, por kur mendoj qe do te kthehem e shendetshme ne shtepi me ben qe te ngrihem, te kujdesem per veten time edhe te behem gati per nje rruge te gjate", thote 34-vjecarja. Bashkeshorti i Ymries, Afrimi tregon se si ka mundur te perballoje i vetem te gjithe ngarkesen emocionale dhe stresin per semundjen e bashkeshortes. "Ne fillim i menduam gjerat shume me te lehta se kaq, por sot mund te them se u perballa realisht me momentin me te veshtire te jetes sim", thote Afrimi. Me dy telefona celulare ne dore 34-vjecari shkembente per nje periudhe te gjate mesazhe. "Tani qe operacioni ka dale me sukses, ne jemi qetesuar. Te afermit dhe dy djemte pervecse me pyesin per shendetin e Ymries, na informojne edhe per cdo gje qe ndodh ne Kosove".
Lloji i semundjes dhe nderhyrja kirurgjikale qe ka kryer vetem pak dite me pare, nuk e lejojne Ymrien qe te levize nga spitali dhe krevati. Kurat e zgjatura qe duhet te beje e detyrojne ate te qendroje per nje kohe te gjate. Ka qene nje semundje e rende dhe nje nderhyrje qe ajo duhet te bente ne miter, por e rendesishme per te eshte qe operacioni ka dale me sukses dhe ajo do te rikthehet perseri ne Kosove. Ndersa mjeket qe ndjekin ecurine e semundjes se saj, pohojne se duhet te jete shume e kujdesshme, ndersa e rendisin ne nje nga pacientet me karakter te forte qe ka mundur te pranoje semundjen por edhe ta luftoje ate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›