Dëshiron të shpëtosh natyrën? Atëherë blije!
Zoti John Forte nga Filadelfia ka blerë për 120 dollarë një hektar tokë në Patagoni, përfshirë këtu edhe një tufë pinguinësh me sqep ngjyrë lejla dhe ndonjë dhelpër me bisht të gjatë e të lëmuar. Zonja angleze, Bett Simond, i dhuroi të fejuarit të saj për Krishtlindje një copë tokë prej 16 hektarësh përballë brigjeve braziliane, natyrisht me pyjet dhe kodrat në paketë. Dikush ka blerë në internet një "përrua të bardhë" në Nikaragua, mikesha e dikujt tjetër ka blerë një copë pylli në Amazonë, e ndoshta nesër, kushedi, do të ketë të tjerë që do të blejnë përmes internetit të gjithë Zimbabvenë për t‘ia rikthyer planetit parajsën e mrekullive që ishte dikur.
Siç e shihni, natyra është vënë në shitje në internet. Arsyeja? Për ta shpëtuar nga apokalipsi klimatik. Për ta ruajtur nga helmet që gjenden në ajër, pyje, male, akuj, lumenj, lëndina dhe çdo mrekulli tjetër e krijuar. Për çështjen në fjalë flasin mijëra organizata, OJQ dhe firma ambientaliste. Pak metra katrorë pyll kushton 2-3 euro. Në Kongo, 1 hektar pyll, së bashku me gorillat dhe malet mund të arrijë në 1000 euro.
"Tani ka ardhur çasti i shumëpritur. Të gjithë njerëzit duhet të angazhohen për të shpëtuar Tokën, e cila më vonë do të jetë e fëmijëve dhe e nipërve tanë", thotë një blerës. Ai thotë se në listën e pasurive të vajzës së tij ka vetëm toka të gjelbra. Me sa duket, kohët e fundit kjo metodë është shndërruar në një modë.
Të parët që i janë përgjigjur "thirrjes së pyllit" kanë qenë disa vullnetarë nga një OJQ, të cilët janë treguar të gatshëm për të përmbushur misionin e shpëtimit të terrenit të gjelbër. Në Patagoni, fqinjët amerikanë Douglas dhe Kris Tomkins, "perandorët" e markës së veshjeve "North Face" dhe "Patagonia" kanë blerë copa të vogla toke të mbuluara me borë, liqene të kulluar dhe përrenj. "Blerja e parë ka qenë një copë tokë, ndërkohë që sot zotërojnë mijëra hektarë", tregon një ambientalist. "Bënim ski në ato vende, kur Edeni filloi të shitej. Sot mendoj se blerësit privatë dhe politika ‘e zgjuar‘ mund ta shpëtojnë natyrën e madhe".
Patagonia ka tërhequr edhe vëmendjen e yjeve të Hollivudit. Sharon Stone dhe Christopher Lambert blenë në internet shumë hektarë tokë duke i pastruar, për t‘ia kthyer shtetit. Ted Turner, babai i CNN-it, u bë në 2007-ën pronari më i madh territorial i Argjentinës. Vetëm në Patagoni bleu 51 mijë hektarë.
Shpesh dhe me dëshirë, manjatët dhe biznesmenët e blejnë natyrën për të pastruar figurën e tyre. Një prej këtyre është Bill Marriott, që së bashku me guvernatorin e shtetit brazilian të Amazonës, Eduardo Braga, ka investuar 2 milionë dollarë në projektin e Jumas. Më parë ai është betuar se nuk do të ndërtojë kurrë grataçiela 80-katëshe.
Një tjetër prodhues i veshjeve të brendshme i ka ofruar 50 milionë euro fondacionit "Amazonas Sustentvel", e cila mbledh fonde për të shpëtuar pyllin amazonik. Qëllimi është që të ndalohen abuzuesit, të cilët duan të ndërtojnë autostrada, vila shumëkatëshe dhe kazino në vend të xhunglës, por edhe për të ndihmuar indos (indianët e Amerikës), që për të mbijetuar presin pemë për të ndërtuar shtëpi.
Vendi më i kërkuar është pylli i Amazonës. Sot 5 milionë e gjysmë hektarë të pyllit janë shitur dhe vendet që i kanë blerë kanë përfituar shumë. Gjithsesi, Amazona ka arritur falë blerësve bujarë ta ulë numrin e prerjeve të pemëve me 2 për qind.
"Për të shfrytëzuar pyllin pa e shkatërruar, duhet t‘u bëjmë thirrje edhe indianëve që jetojnë aty", thotë një ekonomist francez. "Do të ishte ç‘njerëzore nëse do t‘i dëbonim".
Nga Suedia vjen Johan Eliasch, kumbari i OJQ-së "Cool Earth", që Kryeministri britanik Gordon Brown e ka zgjedhur si këshilltarin e mjedisit. "Profesori i pyjeve" që shëtit botën për të kontrolluar prerjen e pemëve ka blerë 162 hektarë të pyllit brazilian. Çmimi është 8 milionë sterlina. Tani ai u bën thirrje të gjithë pasanikëve që ta ndihmojnë për të blerë pyjet e Ekuadorit të vogël. Udhëheqësi i "Cool Earth" është shprehur për një gazetë, se do të mjaftonin 50 miliardë dollarë për të blerë të gjithë Amazonën.
Duket se mania për të blerë tokë në Amazonë i ka pushtuar të gjithë pasanikët. "Me blerjet e tyre, Marriott, Eliasch dhe miliarderët e tjerë, duket se i mbrojnë hapësirat e blerta, por në fakt vetëm përfitojnë". Gjithsesi, nuk është e drejtë që vendet e varfra t‘ua shesin bukuritë e tyre vendeve të pasura.
Ambientalistët më seriozë theksojnë se të blesh një copë pyll, përrenj, liqene, duhet t‘u drejtohesh OJQ-ve që kujdesen për natyrën. "Sot po mbrojmë 350 hektarë të Athenës në Bolivi. Është një pyll i rrallë, i virgjër, ku jetojnë kafshë të ndryshme, si majmunë, arinj etj.", thotë ambientalisti.
Për të mbrojtur pyjet, shoqata ndërkombëtare boliviane "Bird Life" ka ndërtuar shkolla dhe shtëpi për fëmijët e indianëve të Amerikës. "Për to, prerja e pemëve do të thotë mbijetesë. Për t‘i ndaluar u duhet dhënë një pagesë". Shpesh banorët e pyjeve janë keqtrajtuar për vdekje dhe janë dëbuar nga banesat e tyre dhe kjo ka ndodhur kryesisht në Afrikë.