Tashmë klandestin baras me kriminel
Dhoma e Ulët e Parlamentit
Italian aprovoi të mërkurën
në darkë një ligj që e Kriminalizon
emigracionin ilegal, krijon
patrullat civile antikrim dhe
dënon këdo që strehon emigrantë
pa letra në shtëpi. Ligji, që
duhet të marrë ende aprovimin
e Senatit, e cilëson qëndrimin e
paligjshëm të personave në Itali
një krim të dënueshëm, me një
gjobë që varion nga 5000 deri
në 10000 euro. Kryeministri i
vendit, Silvio Berluskoni, që e
bëri çështjen e emigracionit
të paligjshëm, një vit më parë,
pikën kryesore të fushatës së tij
zgjedhore, e quajti këtë ligj një
votëbesim për qeverinë e tij.
"Ky është një hap themelor në
krijimin e një force të posaçme
për zbatimin e rregullave të
reja të sjelljes ndaj emigrantëve
të paligjshëm në Itali, me qëllim
luftën kundër krimit në
përgjithësi", deklaroi ministri
i Brendshëm, Maroni. Kundër
këtij ligji kanë dalë opozita e
qendrës së majtë, Kisha Katolike
dhe shumë aktivistë të të drejtave
të njeriut, që e kanë cilësuar
kriminalizimin e emigrantëve
një gjë jo të drejtë dhe krijimin
e patrullave civile një precedent
të rrezikshëm për ngacmimin
dhe keqtrajtimin e njerëzve në
përgjithësi dhe emigrantëve
në veçanti. Këto patrulla do të
përbëhen jo nga njerëz të armatosur.
Një javë më parë, Italia u
kritikua ashpër nga OKB-ja për
kthim të varkave me emigrantë
të paligjshëm që vinin nga Afrika,
pa u dhënë atyre mundësinë
e kërkimit të azilit. Sipas OKB-së,
ky ligj ishte në kundërshtim me
ligjet e organizatës për të drejtat
e refugjatëve. Për sa i përket
Kryeministrit italian, ai duket i
vendosur që të realizojë premtimet
e tij për shtrëngim të emigracionit
të paligjshëm, që i bëri
gjatë fushatës zgjedhore të vitit
të kaluar. Në deklaratat e tij, ai
është shprehur gjithmonë se nuk
do të mbështesë dhe përkrahë
kurrë një Itali shumetnike. "Ideja
e së majtës është ajo e një Italie
shumëngjyrëshe. Kjo nuk është
asesi ideja jonë. E jona është ajo e
mirëpritjes së atyre personave që
plotësojnë kushtet për kërkimin
e strehimit politik", ka deklaruar
Berluskoni në mbështetje të ligjit
të ri. Për momentin, Bashkimi
Evropian nuk është prononcuar
në lidhje me ligjin e ri, ndërkohë
që ato duhet të aprovohen ende
nga Senati. Megjithatë, tetorin
e kaluar, qeveria e Berluskonit u
detyrua që të hiqte dorë nga zbatimi
i disa ligjeve shumë të ashpra
ndaj romëve, pas kërcënimeve të
Brukselit se do të niste procedimet
ligjore kundër Romës.
Italian aprovoi të mërkurën
në darkë një ligj që e Kriminalizon
emigracionin ilegal, krijon
patrullat civile antikrim dhe
dënon këdo që strehon emigrantë
pa letra në shtëpi. Ligji, që
duhet të marrë ende aprovimin
e Senatit, e cilëson qëndrimin e
paligjshëm të personave në Itali
një krim të dënueshëm, me një
gjobë që varion nga 5000 deri
në 10000 euro. Kryeministri i
vendit, Silvio Berluskoni, që e
bëri çështjen e emigracionit
të paligjshëm, një vit më parë,
pikën kryesore të fushatës së tij
zgjedhore, e quajti këtë ligj një
votëbesim për qeverinë e tij.
"Ky është një hap themelor në
krijimin e një force të posaçme
për zbatimin e rregullave të
reja të sjelljes ndaj emigrantëve
të paligjshëm në Itali, me qëllim
luftën kundër krimit në
përgjithësi", deklaroi ministri
i Brendshëm, Maroni. Kundër
këtij ligji kanë dalë opozita e
qendrës së majtë, Kisha Katolike
dhe shumë aktivistë të të drejtave
të njeriut, që e kanë cilësuar
kriminalizimin e emigrantëve
një gjë jo të drejtë dhe krijimin
e patrullave civile një precedent
të rrezikshëm për ngacmimin
dhe keqtrajtimin e njerëzve në
përgjithësi dhe emigrantëve
në veçanti. Këto patrulla do të
përbëhen jo nga njerëz të armatosur.
Një javë më parë, Italia u
kritikua ashpër nga OKB-ja për
kthim të varkave me emigrantë
të paligjshëm që vinin nga Afrika,
pa u dhënë atyre mundësinë
e kërkimit të azilit. Sipas OKB-së,
ky ligj ishte në kundërshtim me
ligjet e organizatës për të drejtat
e refugjatëve. Për sa i përket
Kryeministrit italian, ai duket i
vendosur që të realizojë premtimet
e tij për shtrëngim të emigracionit
të paligjshëm, që i bëri
gjatë fushatës zgjedhore të vitit
të kaluar. Në deklaratat e tij, ai
është shprehur gjithmonë se nuk
do të mbështesë dhe përkrahë
kurrë një Itali shumetnike. "Ideja
e së majtës është ajo e një Italie
shumëngjyrëshe. Kjo nuk është
asesi ideja jonë. E jona është ajo e
mirëpritjes së atyre personave që
plotësojnë kushtet për kërkimin
e strehimit politik", ka deklaruar
Berluskoni në mbështetje të ligjit
të ri. Për momentin, Bashkimi
Evropian nuk është prononcuar
në lidhje me ligjin e ri, ndërkohë
që ato duhet të aprovohen ende
nga Senati. Megjithatë, tetorin
e kaluar, qeveria e Berluskonit u
detyrua që të hiqte dorë nga zbatimi
i disa ligjeve shumë të ashpra
ndaj romëve, pas kërcënimeve të
Brukselit se do të niste procedimet
ligjore kundër Romës.