Deshmi nga Fushat e Vdekjes

Armiqte e Popullit dokumentari trondites mbi vrasjet e 2 milion njerezve gjate regjimit diktatorial ne Kamboxhia solli ne Tirane producentin Matthew Torne. Ai tregon si u gjeten deshmitaret si u realizua filmi dhe per censuren ne Kamboxhia
Thet Sambath gazetar i Phnom Penh Post i kushton 10 vjet zbulimit te shkakut te vrasjes se 2 milion njerezve ne Fushat e Vdekjes gjate regjimit diktatorial te Kmereve te Kuq Khmer Rouge. Partia Komuniste Kampuchea drejtoi Kamboxhian ne vitet 1975-1979 me udheheqes Pol Potin dhe Nuon Chea.
Sambath ka humbur nenen babane dhe te vellain ne Fushat e Vdekjes por ky fakt nuk e pengon gazetarin te hulumtoje me durim dhe profesionalizem shkaqet e zhdukjes se njerezve ne kete tragjedi. Gjate nje dekade arriti te gjeje deshmi nga burra dhe gra qe ne ate kohe benin vetem detyren e deri te udheheqesi ideologjik i partise Nuon Chea.
Sambath eshte i qarte qe ne zbulimin e kesaj historie nuk behet fjale per gazetarine por per historine. Punen kerkimore te Sambathit e shfrytezoi ne kohe regjisori dhe producenti anglez Rob Lemkin qe i propozoi te realizonin nje dokumentar.
Armiqte e Popullit Enemies of the People 2009 u shfaq dy net perpara ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi ne Tirane ne prani te producentit ekzekutiv te filmit Matthew Torne. Filmi ishte trondites dhe jo vetem ben autopsine e nje regjimi diktatorial por na jep te zhveshur natyren njerezore marredheniet e individit me pushtetin vrasesit me viktimen diktatorit ne raport me kohen dhe veten me paranojat.
Ne ato fusha te mbjella me oriz ndane ujit te ndenjur vrasesit tregojne per llogoret per varret masive per torturat cnjerezore. Syte e Suonit nuk te shqiten kollaj nga kujtesa. As nje deklarate e tij Nuk kam per ta pare me driten e diellit si qenie njerezore ne kete jete. shte i penduar dhe e bren ndergjegjja.
Te tjera deshmi nga njerez te zakonshem Trupat e tyre te dekompozuar benin nje zhurme si uji i zier U mbaja ere duarve te mia dhe vinte era gjak. Ne fushat e vdekjes kuterbimi i eres se gjakut ishte i tmerrshem.
Ne fund edhe Nuon Chea pranon vrasjet qe jane kryer me justifikimin se vendi rrezikohej te merrej nga vietnamezet. Duhet te denoheshin te gjithe ata qe i dilnin kunder regjimit. Ish-diktatori shprehet E dua edhe kombin edhe individin. Nese duhet te zgjedh zgjedh kombin.
Pas vendimit te Kombeve te Bashkuara dhe Qeverise se Kamboxhias per hapjen e gjyqeve per udheheqesit e Kmereve te Kuq u hap dhe procesi ndaj Nuon Cheas me 2010.
Kur perballet me drejtesine ai shprehet E pranoj u merzita. Kisha punuar 10 vjet.
Armiqte e Popullit eshte ndaluar te shfaqet zyrtarisht ne Kamboxhia. Njerezit e zakonshem ata qe vuajten dhe vuajne ende nuk arriten ta shihnin dokumentarin qe kudo ku eshte shfaqur eshte pritur ashtu sic mund te pritet nje e vertete tronditese.
Producenti ekzekutiv Matthew Torne qe ishte i hapur per pyetje dy net me pare ne Akademine Marubi dha per Shekullin nje interviste.
Filmi u projektua me ndihmen e Institutit Shqiptar te Medias me qellimin per te treguar nje veper te larte humane nga nje individ qe ka bere pune kembengulese si gazetar hetues.
I kuptojme arsyet e Sambathit per ta bere kete film. Po juve cju shtyu
Filmi ka dy producente Rob Lemkin dhe Sambathin. Une jam producenti ekzekutiv distribuesi i filmit. Robi shkoi ne Kamboxhia per te bere nje film per gjyqin e Kamboxhias ku do te intervistonte Khieu Samphan presidentin e vendit. Rastesisht takoi Sambathin gazetarin qe ndihmonte te huajt per gjuhen.
Aty Robi zbuloi qe gazetari vendas po shkruante nje liber dhe kishte krijuar nje marredhenie me Nuon Chean per shume vite. U perpoq qe ta bindte qe te benin nje film se bashku. Sambath u bind kur Robi i tha qe nuk kishte ndermend te bente nje film per Khmer Rouge. Donte ta shihte me sy te ri kete histori.
Pasi filmi u xhirua une ndihmova per distribucionin. Per fat te keq ndiqja studimet ne ate kohe keshtu qe nuk isha ne xhirime.
A ka pasur probleme per xhirimin ne vendet e vrasjeve
Jo. Por dua tju tregoj nje fakt interesant. Pasi u be filmi kishim nje konference me deshmitaret vrases qe kishim ne film dhe disa qe i kishin mbijetuar regjimit ne Kaliforni. Folen bashke rreth 3 ore.
Ne fillim te mbijetuarit ishin shume te shqetesuar kishin 30 vjet qe vuanin dhe duke folur shume prej tyre u ndjene me mire. Pas kesaj bisede nje nga personazhet deshmitare u semur. Dhe pala tjeter ata qe kishin folur per vuajtjet e tyre ofruan qe te paguanin shpenzimet.
Ne fjalen tuaj kuptuam se nuk ushqehet urrejtja e zakonshme per ta...
Personalisht vrasesit mu duken karaktere interesante. shte pak e cuditshme te thuhet nga une kjo gje por sikur me pelqejne. Ne menyren sesi shfaqen. Duken te vertete dhe pavaresisht se kane vrare tre mije njerez. Jane te traumatizuar nga faji i tyre dhe ndjesia qe percjellin eshte shume e vertete.
Si u arrit te bindeshin per te folur sidomos Nuon Chean
Sambathi gazetari kamboxhian eshte i shkelqyer per kerkimet qe ka bere per kete ceshtje. shte i zoti ne marredhenie me njerezit di ti binde per te folur. Me Nuon Chean ishte shume e veshtire.
Ai e takonte per vite cdo fundjave dhe ishte nje proces shume i gjate derisa arriti te flase. Po ashtu dhe me te tjeret. do fundjave Sambath udhetonte 6 ore per ti takuar keta njerez dhe per te ndertuar nje marredhenie me ta. Nuk eshte se folen sa hap e mbyll syte.
Ju vete e keni takuar Sambathin
Jo asnjehere. Por ai dhe Robi kane qene dhe vazhdojne te jene te lidhur.
Si ka reaguar publiku ne Kamboxhia pasi eshte shfaqur filmi
Filmi nuk eshte shfaqur ne Kamboxhia. Qeveria gjeti disa pretekste per te mos e shfaqur atje. Po ne vendet ku eshte shfaqur kam pare dy tip reagimesh per krimin dhe ndeshkimin. Ekziston gjykimi perendimor qe njerezit e Kmerit te Kuq duhet te ndeshkohen.
Ka te tjere nje pjese e shoqerise kamboxhiane qe mendojne se gjyqi eshte problematik dhe ndoshta nuk eshte menyra me e mire qe duhet ndjekur. Ata mendojne qe duke qene se personazhet vete jane shume te traumatizuar ata tashme jane te ndeshkuar. Kjo nuk do te thote qe njerezit ne Kamboxhia mendojne qe nuk duhet te kete gjyq fare.
A ka qarkulluar filmi Jeni te kenaqur
Po sigurisht. Filmi ka qene jashtezakonisht i suksesshem. Ka fituar cmime ne festivale te ndryshme ne vende te ndryshme te botes. Ka fituar cmime speciale te jurise ne Festivalin e Sundance-it nje festival shume i rendesishem. shte shfaqur ne televizionin amerikan britanik izraelit japonez.