E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redaktimi i peste

KOMENTET KODI EMBED VIDEO TE TJERA FORMAT KINEMA kodi embed per kete video

Pse mbesin librat Pse nuk i tradhtojme Pse i marrim me vete ne avion heqim placka nga valixhet dhe i fusim aty Historia e tre perkthyesve Bobrati Doko Shvarc. Nje liber rrinte per vite ne duart e tyre per ta sjelle ne shqipe Drajzer Remark Mopasan



Me kujtohen tri episode. I pari lidhet me nje perkthyes qe me jepte mesim ne shkollen e mesme Mahmud Bobrati ka perkthyer romanin Mont Oriol te Gi De Mopasanit Gjeniu te Teodor Drajzerit novela te Cvajgut etj..


Ishte burre i shendoshe i zeshket mjaft i perzemert simpatik gjithsesi ne komunikimet me ne qe se vrisnim fort ishte kaq konkret dhe emocionues. Une i kisha lexuar Gjeniun dhe me pat pelqyer mjaft. Ai roman shkonte dore me dore dhe ste kthehej kurre. Tri here e kam vjedhur dhe tri here ma kane vjedhur. Sot nuk e kam me.


E dini djema rrefente Bobrati e kam perkthyer si per qejf se keshtu me ka pelqyer gjithmone si te thuash te perkthej per vete. Jam ne nje fushe me gjigante me perkthyes te medhenj prandaj nuk ngutem dua ta mbaj vepren per nje kohe sa me te gjate neper duar. Ju me pyesni per Gjeniun.


Duket qe ju ka bere pershtypje te madhe. Mund te them se dhe tani qe po flasim ky liber eshte ne krye te klasifikimeve per nga lexueshmeria. Ne bibliotekat qendrore shume kopje nuk jane kthyer po ju e dini se demshperblimi eshte dhjetefishin e cmimit pra i bie te japesh nje shume te kripur. Dhe ato kopje qe kane mbetur jane aq shume te lenduara sa i jane nenshtruar trajtimit me karton.


Ndoshta eshte perkthyer mire. Jam munduar te mbaj nen kontroll frazen perplot mendim dhe emocion te Drajzerit ate fraze te gjate qe e rrezikon monotonia dhe mungesa e ritmit. Drajzeri ka shume jete dramacitet lirizem te ashper dhe vecanerisht ne kete roman po edhe ne kryevepren tjeter Nje Tragjedi Amerikane te perkthyer mjeshterisht nga Bujar Doko zgjon shume interes se trajton temen e rinise nje aspekt te tragjizmit te saj ose me sakte aspekte te ketij tragjizmi.


Ne te dyja rastet ndjenja per te fituar e per tu ngjitur ne shoqeri ka nje cmim te rende shnderrimin ne viktima sic ndodh me dy protagonistet Klajd Grific dhe Juxhin Uitlla.


I pari perfundon ne karrigen elektrike i dyti humbet si artist. Jane romane te medhenj. Tejet realiste dhe ashpersisht akuzues. Kane drama tejet te fuqishme sociale brenda. E dini nga cgjuhe e kam perkthyer Gjeniun Nga rusishtja. Nuk e kisha librin ne origjinal.


Me vone e gjeta dhe bera retushet e zakonshme. E kam mbajtur gjate megjithese ma kerkonin me insistim. Nuk perkthej per plan. Perkthej per qejf sic ju thashe. Ja bie fjala Mont-Oriol i Mopasanit nje roman elegant me nje drame dashurie flinte ne sirtarin tim. Here-here e zgjoja dhe ngacmoja aty-ketu. Vjen nje kohe qe te piqet mendimi se dicka ke bere. Fiton njelloj besimi. Po tema ishte delikate drame morale me shume skena seksi.


Nje dite teksa po shetisja per qejf ne Rrugen e Dibres qe asokohe i thoshin Rruga Broduej degjoj nje ze te njohur qe me therriste ne emer. Ishte Drago Siliqi drejtori i Shtepise Botuese Naim Frasheri. Menjehere ende pa me dhene doren me pyeti se ckisha perkthyer. Asgje i thashe. Atehere ai me njihte nga perkthimi i novelave te Cvajgut qe ishin pritur shume mire. Jo ti me genjen duhet te kesh perkthyer dicka patjeter.


Mont-Oriol te Mopasanit i thashe duke mu kujtuar menjehere bukuroshka e fjetur ne sirtar po nuk shpresoj te jete i pershtatshem per botim. Ma sill neser. Zeri i tij ishte i vendosur shume dashamires dhe per me teper bindes e miqesor. Ia cova. Natyrisht pa shpresuar.


Libri doli pas nje muaji i paprekur sic e kisha dorezuar une madje dhe me ndonje gabim timin qe me kishte shpetuar. Sa ishte Dragua ne shtepine botuese dolen vertet vepra te mira te guximshme..


Dhe rasti tjeter eshte me Bujar Dokon ose me sakte me djalin e tij Edmondin qe punonte piktor skenograf ne Televizion. Ishin vitet 90-te. Doli romani Edukimi i Ndjenjave te Gustav Floberit nje kryeveper e letersise boterore gati 500 faqe. E lexova me nje fryme dhe mbeta i befasuar vertet te shkelqyer por dhe prej perkthimit te mrekullueshem. Me kujtohet qe i thashe Mondit Ore po si sgjeta nje gabim Ai qeshi. Nuk ia botuan sa ishte gjalle. E ka redaktuar kater here.


E ka patur shume per zemer kete roman. Ma kerkuan me ngut pastaj hallet ekonomike... se nuk doja ta jepja kisha nje amanet nga babai. Edmond te lutem mos e boto pa nje redaktim te peste. Une se mbajta premtimin.
Kjo me mbeti ne mend redaktimi i peste.


Dhe fill pas kesaj me kujtohet Robert Shvarc padyshim shoku i katert i Tre Shokeve te Ramarkut. Ai ishte vertet brezi i humbur. Nje figure asketike gjithmone me kapele dhe pardesy e mbaj mend po vecanerisht ajo qe me eshte ngulitur dhe qe i spikaste se tepermi qe cigarja qe siu nda buzes se tij ironike.


Sapo kishte ribotuar Tre Shoke. Ishin vitet e para te nentedhjetes. Rremuje dhe mitingje. Ruaja ne shtepi nje kopje te vjeter te romanit si nje i krishtere i devotshem Biblen. Ishte vertet botim me fat. Me nje kopertine mjaft te gjetur nga Ksenofon Dilo me leter te mire faqosje me shije. Ishte po ai Drago Siliqi qe e botoi.


Une kam botimin e vjeter. Ikone. ka te re ky ribotim e pyeta Robertin.
E kam ribere Roland. shte ndryshuar pothuaj pesedhjete per qind. Gjuha ecen nuk rri ne nje vend pastaj dhe shija pjekuria. Mos e mbaj me kopjen e vjeter te gjashtedhjetes. Them te marresh te riun. Me domosdo.


Nje jete per te perkthyer Tre Shoke. Nje jete gati. Me cdashuri


Aq sa nje dite harroi Remarkun dhe e quajti veten autor. Ishte nje dite e trishtuar kur skishte leke per kafe dhe kur skishte leke per kafe ai sulej kurrkund po ecte e ecte me mikun e vet ritual cigaren.


Ai sfitoi asgje me perkthimet e jashtezakonshme shpesh mbetej ngushte per kafe dhe cigare nuk i pranonte qerasjet as edhe nje qofte dhe prej nje miku te sinqerte vec kjo jete plot privatesi i shtoi semundjet po ama fitoi qetesine. shte e rralle ta fitosh kete kapricioze lojcake qe si jepet kujtdo.


E kam fjalen per qetesine e perkryerjes. I pari e di artisti por nuk e thote kurre. E di kur nuk ka me kohe per ta shijuar. Ose me mire e ndjen me nje komoditet divin. Prandaj ndoshta edhe vdekjen se ka per gje sepse e ka mundur me ate perkryerjen qe i mori jeten.


Shvarcin e uronte dhe me ciniku po dhe ai me i poshtri se nga e gjente nje bisht fjale te mire per te.


Nje popull po po nje popull lexuesish unanim me Robert Shvarcin qe vuante dramen e tmerrshme te dualitetit diten perkthente Enver Hoxhen nga shqipja ne gjermanisht naten perkthente Remarkun nga gjermanishtja ne shqip ndoshta dytesin e vet. Naten.


Ndoshta nata i shkonte me fort rimisherimit ne shqip te Robit Patit Maduse shiu i trishte dhe zbrazetia e ankthshme e nates. Dhe ai kalvadosi qe pihej e shijohej me shume naten ne baret me prostituta dhe shofere taksish. Sepse dhe fundet te Tre Shoke dhe Harku i Triumfit ishin plot nate.


Dhe pastaj mendoj pse mbesin librat Pse nuk i tradhtojme I marrim me vete ne avion heqim placka nga valixhet dhe fusim aty libra. Sikur te kemi rene ne dashuri per here te pare dhe te jemi kapluar prej nje pasioni te marre.


Shpirtra te vdekur Tregimet e Peterburgut te Gogolit perkthyer nga Dhimiter Pasko Dhjete Novela te ehovit perkthyer nga Nasho Jorgaqi Kujtimet e nje Gjahtari te Turgenievit Vershimet e Lumenjve te Paustovskit nga Dhimiter Pasko Papa Jeshil te Asturiasit nga Petro Zheji Doni i Qete nga Sotir Caci... O zot jane shume ti permend gjithe ato bizhu te zbukurimit te mendjes qe i kemi ne shqip po aq te perkryera sa dhe ne origjinal prej mjeshterve argjendare te filigranit te fjales.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›