E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia, Krimet e Renda hyjne ne loje

Prokuroria e Krimeve te Renda eshte bere dje pjese e hetimit per tragjedine e Gerdecit. Drejtuesi i grupit herimor, Zamir Shtylla, ka thirrur edhe oficeret e kesaj prokurorie per t’u bashkangjitur pjeses tjeter. Keta te fundit ishin perjashtuar dy ditet e para nga hetimi. Oficeret e Krimeve te Renda do te angazhohen me hetimin e pistes se trafikut te armeve, piste kjo e ngritur vetem disa dite pas tragjedise se Gerdecit. Burime zyrtare nga ky organ thane se objekti i hetimit do te jene deklaratat e Kosta Trebickes per tregtine e armeve dhe nese ka elemente te nje trafiku te mundshem. Nderkohe qe, pista tjeter e cila iu mbetet per te hetuar prokurorise eshte ajo e terrorizmit. Behet fjale per arsyet qe cuan ne shperthimin e fabrikes se demontimit. Dyshimet qe vertiten rreth kesaj piste jane ato te shkaktimit te qellimshem te shperthimit. Keto verifikime mbeshteten ne deshmite e dy prej te pandehurve, Mihal Delijorgjit si dhe te vete Dritan Minxhollit, te cilet mendojne se shperthimi ka qene i qellimshem ne 99 per qind te mundesive dhe pjesa tjeter nje gabim njerezor.

Nga ana tjeter edhe dy rojet e fabrikes, te cilet kane arritur te shpetojne nga shperthimi, kane sqaruar se vatra e zjarrit kishte ardhur nga jashte ne nje interval te shkurter kohor dhe nuk e ka vene re njeri ne momentin e pare.

Nderkohe qe dje drejtuesi i grupit hetimor u ka ndare detyrat e tyre edhe oficereve te Prokurorise se Krimeve te Renda, qe do te merren kryesisht me hetimin e dy pistave. Mesohet se detyra e tyre do te nise me deshmitaret, te cilet kane qene prezente ne vendin e ngjarjes e qe kane pare momentet e para te shperthimit. Perfshirja e Prokurorise se Krimeve te Renda ne hetim ka te beje edhe me deshmite e biznesmenit Kosta Trebicka, i cili ka rrefyer dy dite me radhe dyshimet dhe padrejtesite qe i jane bere ne zerin e shitjes se armeve nga MEICO.

Ai ishte nenkontraktor i firmes amerikane AEY, por qe me pas eshte perjashtuar, duke marre pjese ne kete proces firma e Mihal Delijorgjit. Ne rast se Prokuroria e Krimeve te Renda do te verifikojne trafikimin e armeve, atehere do te duhet te merret dhe nje vendim nga ana e grupit hetimor per ndarjen e dosjes ne dy pjese. Fillimisht te hetohet pjesa qe ka lidhje me akuzat e lehta, e cila pasi te shkoje ne gjykim, t’i hape rruge hetimit te akuzave te renda.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›