E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat, Bush vlereson Berishen

Berisha merr vleresime maksimale nga ana e Presidentit amerikan, Bush dhe personalitetet e tjera te vendeve me te fuqishme te NATO-s per arritjet e realizuara deri me tani ne Shqiperi. Keshtu, personalitetet me te larta te politikes nderkombetare uruan Kryeministrin Berisha per marrjen e fteses per anetaresimin ne NATO nga ana e Shqiperise ne samitin e Bukureshtit.

Gjate pjesemarrjes se kreu te ekzekutivit shqiptar, Berisha ne darken qe dha Presidenti i Rumanise, Traian Basescu, ai pati mundesine te merrte urime per kete arritje te Shqiperise nga te gjithe perfaqesuesit e larte qe merrnin pjese ne te. Ne darken e shtruar nga Presidenti rumun merrnin pjese personalitete te larta te politikes boterore si Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, Kryeministri britanik, Gordon Braun, Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe krere te tjere shtetesh, ne kete takim prej gati te barabartesh tashme me pjesetaret e familjes evropiane. Pervec pershendetjeve te rastit me kreret me te larte boterore, kreu i qeverise, Berisha, mori edhe vleresime per reformat qe vendi ka arritur te kryeje ne kuader te integrimit ne aleancen e rendesishme politike dhe ushtarake. Po keshtu, perfaqesuesit e larte vleresuan edhe vendosmerine e qeverise shqiptare per vazhdimin e metejshem te reformave me qellim anetaresimin sa me te shpejte te Shqiperise ne NATO, si anetare me te drejta te plota.

Nje vleresim i rendesishem nga perfaqesuesit e 26 vendeve te NATO-s qe i dhane Shqiperise te drejten per te marr ftesen per anetaresim erdhi edhe per Forcat e Armatosura ne vend. Keshtu, ne darken e dhene nga Presidenti rumun, Basescu, u theksua kontributi qe Forcat e Armatosura te Shqiperise kane dhene perkrah misioneve ushtarake te NATO-s ne Afganistan, Irak, Bosnje-Hercegovine. Nga ana tjeter u pershendet dhe u inkurajua edhe qendrimi i qeverise shqiptare per te rritur numrin e forcave te armatosura ne Afganistan. Po keshtu, gjate darkes, Berisha zhvilloi biseda me disa nga te pranishmit si Kryeministrin e Australise, Kevin Rudd, ate te Norvegjise, Jens Stoltenberg, Kryeministrin e Estonise, Andrus Ansip, ate te Holandes, Jan Peter Balkenende dhe Presidentin e Turqise, Abdullah Gül.

Diten e djeshme mbylli punimet e tij edhe samiti me i madh i organizuar ndonjehere nga NATO. Ne samitin 3-ditor te mbajtur ne Bukuresht te Rumanise, moren pjese perfaqesuesit me te larte te 26 vendeve anetare te NATO-s, po keshtu edhe kreret e organizatave me te rendesishme boterore. Ne kete samit, ku ne axhende mbizoteronte qendrimi i NATO-s per t’u zgjeruar me vende te reja, arriten te merrnin ftesen per anetaresim Shqiperia dhe Kroacia. E pakenaqur nga samiti mbeti Maqedonia, e cila nuk arriti te merrte ftesen e anetaresimit per ne NATO, per shkak te konfliktit te saj me Greqine per ceshtjen e emrit. Ne samit u diskutua edhe per shtetin e ri te Kosoves, ku u konkludua se NATO duhet te vazhdonte te ishte prezent ne kete shtet qe per shkak te marrjes se pavaresise mund t’i shkaktoheshin edhe trazira. Samiti i ardhshem i NATO-s pritet te mbahet me rastin e festimeve te 60-vjetorit te Aleances.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›