E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trebicka akuzon Delijorgjin

Redinalda Caushaj

Prokuroria merr per here te dyte ne pyetje biznesmenin shqiptar qe realizoi pergjimin telefonik me pronarin e kompanise amerikane AEY te armeve, pasi ishte perjashtuar si nenkontraktor per paketim fishekesh ne Gerdec. Edhe dje seanca e pyetjeve ka zgjatur per mese kater ore dhe prezent ka qene i gjithe grupi hetimor me gjashte prokurore e perfaqesues te Krimeve te Renda. Marrja ne pyetje e Kosta Trebickes mesohet se eshte bere nga vete kryesuesi i dosjes, Zamir Shtylla. Ka hyre rreth ores 09:30 te mengjesit dhe ka dale rreth ores 13:00 ne menyre te fshehte, pa u vene re nga gazetaret.

Kosta Trebicka, nenkontraktori i firmes AEY, e cila do te blinte fisheke ne ndermarrjen “Meico” per t’i derguar me pas ne Afganistan, eshte marre dje serish ne pyetje. Burime nga prokuroria kane bere te ditur se biznesmeni eshte pyetur per shitjen e armeve, lidhjet e tij te para me vendin tone dhe perjashtimi nga tenderi pas futjes ne loje te Mihal Delijorgjit. Ka qene ora 09:30 kur ne ambientet e prokurorise eshte paraqitur Kosta Trebicka. Ky i fundit eshte ngjitur per ne katin e trete te prokurorise per t’u marre ne pyetje ne zyren e drejtorit te Drejtorise se Hetimit dhe Ndjekjes Penale, Zamir Shtylla. Te 6 prokuroret qe po hetojne kete ceshtje kane bombarduar me pyetje biznesmenin, per te zbuluar te verteten ne lidhje me dyshimet e tyre. Zyrtare prane organit te akuzes kane konfirmuar dje se Trebicka ka bere te ditur se duhet te merrej me paketimin e fishekeve. Gjate pergjigjeve te dhena, pronari i firmes se paketimit “Xhoi” ka bere pergjegjes per shmangien e tij si nenkontraktor drejtorin e MEICO, Ylli Pinarin, i cili ka perzgjedhur Mihal Delijorgjin.

Per kater ore me radhe, perpara nje grupi prej 6 prokuroresh, Trebicka ka shpjeguar edhe njohjet e tij ne Tirane e SHBA. Ne nje bisede telefonike per gazeten, ndersa ka dale nga organi i akuzes, ai eshte shprehur se “i dhashe fund shpjegimeve te mia per prokurorine dhe se ndihem shume i lodhur”. Edhe pse ka hyre ne prokurori pa e pare askush, dalja e tij ka qene edhe me e fshehte. Edhe gjate mbremjes se enjte Trebicka ishte mbajtur per gati kater ore ne ambientet e organit te akuzes, ku ka folur per vertetesine e pergjimit te kryer. “Po eshte e vertete qe e kam bere une pergjimin me Efraim Diverolin, pasi me kane perjashtuar nga nenkontraktimi pa te drejte”, mesohet te jete shpjeguar biznesmeni para hetuesve. Mesohet se ai eshte pyetur edhe nga oficeret e Krimeve te Renda rreth ekzistences se ndonje trafiku te mundshem ne kete linje te tregtise se armeve qe perfundonin ne Afganistan. Burime zyrtare te prokurorise thane se i kane kerkuar Trebickes qe te mos largohet nga Shqiperia pa perfunduar verifikimet e materialeve e ekspertizes se kasetes. Por biznesmeni e mohoi t’i jete dhene urdher dhe tha se se shpejti do te mberrije ne SHBA per te marre pjese ne seancen e sqarimeve ne Kongresin amerikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›