E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmia Naten e vrasjesEleni ndaloi te klinika e Shehajt

TIRANE- Laborantja Yllka Shehaj gjate deklarimeve ne polici ishte shprehur se e njihte ciftin Basho pasi ajo furnizohej me materiale dentare ne kompanine ku ata ishin bashkepronare. Per me teper ajo kishte thene se edhe naten qe Eleni Basho u vra 33-vjecarja kishte shkuar tek laboratori i saj ne Shkoze qe ti dergonte nje porosi per pasta dhembesh per te cilat Shehaj e kishte porositur. Pasi ka qendruar tek laboratori i Yllka Shehajt per disa minuta Eleni Basho ishte nisur per ne shtepi ku edhe u vra me tre plumba pas shpine vetem disa metra larg shtepise se saj.

SHEHAJ DJE U MOR NEuml PYETJE SEumlRISH
Yllka Shehaj dentistja qe per rreth nje viti ka pasur lidhje intime me te arrestuarin Ilia Basho eshte marre ne pyetje dje nga oficeret e policise se Tiranes. 30 vjecaria Shehaj ka pranuar para grupit te hetimit lidhjen e saj me 38-vjecarin Basho duke pohuar se lidhja e tyre e intimitetit nuk ka sjelle asnjehere konflikte ne familjes e te dashurit te saj. Mirepo sipas hetuesve te kunderten tregojne disa deshmitare te tjere qe tregojne se shkak i maredhenieve te konfliktuara mes Elenit dhe Ilias eshte bere dentistja Yllka Shehaj. Kjo e fundit para disa vitesh ka qene pjese e kompanise Nova Dental Albania ku me pas eshte larguar prej andej pasi ka hapur nje klinike dentare. Sipas prokurorise Shehaj nuk ka gisht ne vrasje dhe eshte e perjashtuar nga cdo dyshim.

KONFLIKTI ELENI SHERR ME YLLKEumlN PEumlR ILIAN
Viktima Eleni Basho duke pasur maredhenie pune me shtetasen Yllka Shehaj i ka kerkuar kesaj te fundit qe te nderpriste maredhenien intime qe kishte filluar me burrin e saj Ilia Basho. Mirepo sipas burimeve diskutimi mes dy grave ka perfunduar ne sher duke renduar akoma dhe me teper marredheniet e tyre. Shehaj ka mohuar nje lidhje te saj me burrin e Elenit duke i qendruar keshtu versionit qe Ilia Basho i kishte dhene per dyshimet e viktimes se mes Ilias dhe Yllkes kishte nje lidhje dashurie. Pavaresisht kesaj nena e dy femijeve per te mbajtur familjen e bashkuar duket se nuk ka hequr dore nga kerkesat e llogarise per burrin e saj duke i kerkuar here pas here te flisnin rreth maredhenieve te tyre. Gjithmone keto biseda perfundonin ne konflikte mes ciftit Basho duke kercenuar njeri-tjetrin me procedura divorci. Kohet e fundit konfliktet thuajse ishin te vashdueshme duke hyre dhe ne gjera teknike per sa i perket ndarjes se aksioneve te kompanise Nova Dental Albania ne rast se viktima Eleni Basho do kerkonte divorcin ne Gjykaten e Tiranes. Nga verifikimet e kryera provohet se 50 per qind te aksionve ne komapnine Nova Dental Albania i ka me dokumenta viktima Eleni Basho. Hetimi ka treguar se ne asnje dokument nuk figuron emri i bashkeshortit te saj Ilia Basho i cili sic mesohet ia ka dorezuar aksionet bashkeshortes se tij Elenit qe nga viti 2001 periudhe kjo kur i arrestuari Basho ka qene punonjes ne Drejtorine e Tatim Takasave. Dorezimi i aksioneve eshte bere per shkak te papajtueshmerise ligjore.
eq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›