E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha do tevjedhe zgjedhjet

TIRANEuml - Kryetari i PS Edi Rama ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit Berisha ne Kuvend. Ai tha se nuk ka patur asnje marreveshje paraprake mes PS e PD sikunder pretendon kryeministri.
Sali Berisha perserit se opozita ka pranuar ato qe i jane ofruar dy vjet me pare por e verteta eshte se pala e keqdrejtuar prej tij nuk ka pranuar ende asnje nga pikat e domosdoshme kyce per nje reforme te plote e te drejte zgjedhore. Dy vjet rresht kryeministri ka perseritur me dhjetra here per opinionin publik vendas dhe ate nderkombetar se eshte gati te pranoje cdo propozim te opozites per Refomen Zgjedhore. Sot kur per pak dite skadon afati i kryerjes se kesaj reforme Sali Berisha nuk ka pranuar ende asnje nga rekomandimet kyce te ODHIR-it e jo me propozimin e opozites per permiresimin e vete sistemit zgjedhor. Per te cilin media shqiptare mund te gjeje plot raste kur ai ka thene shprehimisht Do pranoj cdo ndryshim ne Kodin Zgjedhor dhe cdo sistem zgjedhor qe propozon opozita thuhet ne deklaraten zyrtare te Rames.
Rama tha se ajo qe kerkon PS eshte respektimi pike per pike i vendimit te parlamentit per Reformen Zgjedhore dhe futja ne kod pike per pike e cdo rekomandimi te OSBE/ODHIR-it ashtu sikunder hapja e nje debati transparent ne Komisionin e Reformes Zgjedhore edhe per permiresimin e sistemit zgjedhor.
Pala tjeter nuk eshte e detyruar te beje ate qe mendojme e propozojme ne per permiresimin e sistemit zgjedhor pavaresisht se propozimi yne lidhet me interesin e gjere publik jo me interesin e ngushte te Partise Socialiste. Por padyshim eshte e detyruar te votoje bashke me ne pa humbur kohe reformen mbi te gjitha pikat detyruese te listes se gjate te rekomandimeve te OSBE/ODHIR-it tha Rama.
Ai akuzoi serish PD dhe Berishen se mbeten te vendosur per te zvarritur reformen zgjedhore ndersa i ka bere thirrje nderkombetareve te nderhyjne.
Ja pse eshte dita per ti kerkuar miqve e partnereve nderkombetare te mos lejojne qe Reforma Zgjedhore per fatin e se ciles ata jane angazhuar solemnisht perpara shqiptareve pas dy deshtimesh me radhe te dy pale zgjedhjeve duke e percaktuar se fundmi kete reforme si prioritetin e prioriteteve per integrimin europian te Shqiperise te deshtoje ne funksion te axhendes se njohur te kryeministrit. Qe fatkeqesisht mbetet vjedhja e zgjedhjeve te radhes. Neser do te jete vone per ta ndaluar perseritjen e historise se shkeljes se vullnetit te popullit Sovran perfundon deklarata e kryesocialistit.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›