Dëshmia e Dëshmitarit X (Video)

Një pjesë e dëshmisë së Agim Zogajt, i ashtuquajtur Dëshmitari X, është publikuar për herë të parë nga Portali LajmeShqip.com.
Rrëfimi në vijim është i protagonistit kyç në procesin gjyqësor në Rastin Kleçka, por i dhënë për Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, më 19 janar 2004.
Nga videoregjistrimi i gjatë, prej disa orësh, portali ka përzgjedhur fragmente të caktuara.
Dëshmia e tij është kontestuar disa herë, ndërkohë që po ky dëshmitar është konsideruar jovalid nga mbrojtja, e shpesh edhe nga të akuzuarit, për faktin se ka qenë i trajtuar nga mjekë psikiatër dhe për këtë ka pasur edhe fakte.
Në mesnatën e 27 dhe 28 shtatorit 2011, dëshmitari kryesor në procesin ndaj Fatmir Limajt dhe 9 ish-luftëtarëve tjerë të UÇK-së në rastin e njohur si “Kleçka”, është gjetur i vdekur në një park të Gjermanisë.
Vdekja e tij është trajtuar si vetëvrasje, ndërkohë që policia gjermane po heton rrethanat e ngjarjes. /LajmeShqip/