Chelsea pas Khediras

Nga Express më 30 shtator 2011 në ora 15:43
Chelsea planifikon të paraqet ofertë prej 20 milionë funtesh për mesfushorin e Real Madridit Sami Khedira gjatë afatit kalimtar të janarit.
Reprezentuesi gjerman duket se ka humbur vendin në formacionin bazë të Realit. Sipas Daily Mirror, Chelsea është e vetëdijshëm për situatën e Khediras në Santiago Bernabeu dhe planifikon të fillojë përpjekjet për transferimin e tij në Stamford Bridge në janar.
Duke pasur parasysh problemet e vazhdueshme me lëndime të Michael Essienit, menaxheri Andre Villas-Boas ka nevojë për një mesfushor të ri për vazhdimin e sezonit.