E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e Gërdecit


Tre punonjës të batalionit të Xhenios kanë dëshmuar në seancën e gjyqit të gërdecit ku e gjithë dëshmia e tyre është përqëndruar në kontraten e repartit 4501 dhe ndërmarrjes Meico për marrje me qera nga kjo e fundit të fadromës. Gjatë dëshmisë së tyre dy punonjëse në batalionin e Xhenios Nafie Hoshafi dhe Valbona Idrizi si dhe zv shefi i batalionit te Xhenios Vladimir Dushi kanë shpjeguar se ekzistonte një kontratë mes repartit 4501 dhe ndërmarrjes Meiko ku do të jepej me qera kjo fadromë. Por kjo kontratë sipas dëshmitarëve nuk ka qenë e firmosur nga drejtuesi i Meickos Ylli pinari por vetëm nga komandati i repartit. Madje Meico nuk i ka shlyer qeranë për fadromën, edhe pse nga shefja e Finacës e cila ishte Valbona Idrizi është dërguar një urdhër për shlyerjen e qerasë por nag fatura që tregonte se sa ishte vlera në para. Ndërkohë që pas këtyre tre dëshmive gjyqi është shtyrë për ditën e hënë. Në këtë gjyq akuzohen 29 të pandehur mes tyre civil dhe ushtarak të minsitrisë së Mbrojtjes. Në senacën e sotme ka qenë i pranishëm ish drejtori i Meico Ylli Pinari si dhe Sokol Ngjeci. Ata akuzohen për shpërthimin e ndodhur në fabrikën e demontimit në 15 mars në Gërdec ku humbën jetën 26 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›