Veprimet me banken tashme nga interneti prezantohet projekti I-banking
Tirane - Raiffeisen Bank ka hedhur ne treg nje prej sherbimeve me te fundit qe kane te bejne me teknologjine dhe sherbimin me te shpejte ndaj klientit. Projekti I-banking i prezantuar dje u lejon klienteve te bankave te nivelit te dyte te kryejne transaksionet e tyre financiare nga shtepia ose puna ne cdo kohe 24 ore ne dite. Ky sherbim ofrohet pa ndihmen e punonjesve te bankes. Ne ceremonine e organizuar dje ishte i ftuar edhe Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo dhe Anetari i Bordit per Retail Banking i Raiffeisen Bank John Mcnaughton. Ata prezantuan fillimin e projektit I-banking ose bankingu nepermjet Internetit. Uroj bankes Raiffeisen per kalimin e plote ne internet banking apo I-banking nje sherbim qe do tu vleje gjithe klienteve te saj dhe nje zhvillim qe do ti vleje edhe bankes. Duke qene se Banka Raiffeisen eshte me e madhja aktualisht ne Shqiperi shpresoj qe edhe bankat e tjera qe ende nuk e kane kete sherbim te ofrojne I-banking ndersa ato qe e kane te zgjerojne me shume opsionet dhe ofertat ne kete leme- u shpreh Pollo. Ai shtoi se eshte punuar gjate ketij viti duke shqyrtuar legjislacionin kuadrin rregullator dhe politikat e qeverise ne menyre qe te nxisim bankat operatoret e komunikimeve elektronike e cdo aktor tjeter qe te ofroje per klientet kete sherbim. Ai theksoi se pas dialogut qe ka pasur per kete ceshtje Banka Raiffeisen ka konfirmuar qe kete sherbim e ka gati ne janar te vitit te ardhshem. Ndersa John McNaughton Anetar Bordi per Retail ne Raiffeisen Bank tha se nder te tjera se ky projekt vjen dhe si pasoje e rritjes dinamike te tregut bankar ne Shqiperi.
Sherbimi
Me qellimin per te zgjeruar sherbimet bankare per te gjitha segmentet e biznesit si dhe per te ofruar produkte dhe sherbime te nje teknologjie te avancuar Raiffeisen Bank ka lancuar sherbimin me te ri Raiffisen Direkt/Internet banking per klientet individe i cili u mundeson atyre aksesin ne sherbimet bankare nepermjet internetit. Bankingu nepermjet internetit u lejon klienteve te bankes te kryejne transaksionet e tyre financiare nga shtepia ose puna ne cdo kohe 24 ore te dites per 7 dite te javes dhe 365 dite te vitit pa ndihmen e punonjesve te bankes. Ajo cfare u duhet klienteve eshte nje kompjuter dhe akses interneti ose aparat celular per te filluar pasi te jene regjistruar njehere si klient te Raiffeisen direkt ne nje nga deget ose agjencite tona.
Banka
Raiffeisen Bank eshte banka me e madhe ne Shqiperi dhe ze vendin e pare ne te gjithe treguesit kryesore te performances. Totali i aseteve te saj eshte afro 2 miliarde euro. Portofoli i kredise eshte rritur nga zero qe ishte ne vitin 2004 ne 677 milione euro ne fund te vitit 2009. Transformimi tani ka perfunduar dhe Banka ofron nje game produktesh procesesh sistemesh dhe infrastrukture degesh qe krahasohen me standardet Europiane te shekullit 21-te. Raiffeisen u sherben qytetareve nepermjet 102 degeve te saj on-line 182 bankomateve te instaluara dhe 1200 pikave te shitjes POS.
15 Shtator 2010