Kerkoi ryshfet humb vendin e punes
Airton Hysenbegasi nga Pogradeci do te ndiqet penalisht per vepren penale te Korrupsionit pasiv nga punonjes qe ushtrojne funksione publike. Pas marrjes se nje informacioni ne rruge operative perfaqesuesit e Policise se Shtetit kane ndaluar zhvillimin e metejshem te mitmarrjes nga ana e nje punonjesi te Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor ne Korce. 48 vjecari nga Pogradeci Airton Hysenbegasi punonte prej disa vitesh ne drejtorine e lartpermendur ne sektorin e ndarjes se patentave. Nje dite me pare bejne te ditura burimet policore i lartpermenduri i ka kerkur 40 mije leke te reja ne forme rryshfeti shtetasit Sokol Shaholli 22 vjec banor i fshatit ipan ne rrethin e Devollit. Mesohet se 22 vjecari eshte paraqitur prane Drejtorise se Transportit Rrugor ne Korce per te nderruar lejen e qarkullimit te mjetit te vet. Megjithese ne sportel nuk ka patur radhe per te kryer kete sherbim Shaholli nuk ka mundur te mbaropje pune sic ka ndodhur me disa qytetare te tjere. Punonjesi i shtetit i ka kerkuar te paguante nje shume prej 40 mije lekesh te reja ne kembin te ndrimit te lejes se qarkullimit. Ne keto kushte 22 vjecari ka mbetur i befasuar ndersa me pas ka kerkuar ndihmen e policise lokale e cila eshte vene ne levizje. Fill pas saj blute kane shoqeruar fillimisht punonjesin e patentave dhe me pas e kane lene ate te lire ndersa ai ka humbur dhe vendin e tij te punes.