E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane del nga policia myftiu i Lushnjes Tomorr Borici

Myftiu i Lushnjes Tomorr Borici del nga policia ku u shoqerua me heret gjate dites se sotme.
Borici eshte shoqeruar ne Policine e Tiranes ku eshte marre ne pyetje nga agjentet e antiterrorit duke iu pergjigjur akuzave per transferta te dyshimta.

Nderkohe pas daljes nga ambjentet e policise se Tiranes myftiu Borici ka deklaruar per Ora News se akuzat e ngritura ndaj tij jane shpifje ndersa nuk ka pranuar te tregoje per deklaraten e dhene ne polici.

Emri i Myftiut doli nga hetimi per rikosntruksionin e xhamise se Lushnjes per te cilen pak dite me pare u shoqerua edhe studenti qe studionte ne Arabine Saudite Fadil Bardhoshi.

Bardhoshi ka financuar xhamine e qytetit te Lushnjes me para qe sipas tij ia kishte dhene myftiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›