E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e plotë e Priftit për videon

Prifti ka akuzuar edhe një herë ish-shefin e tij për ryshfete miliona eurosh. Më poshtë dëshmia e plotë e dhënë para trupit gjykues
-----------------------
Kryetari i seancës, Ardian Dvorani: Ju paralajmërojmë për përgjegjësitë për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën,  përndryshe jeni subjekt i së drejtës penale për dëshmi të rremë
Dritan Prifti: Betohem
Prokurori: A mund të na shpjegoni marrëdhënien që keni pasur me zotin Ilir Meta. Rrethanat që ju shtynë të bënit rregjistrimin?
Dritan Prifti: Kjo është një pyetje që ka të bëjë me një marrëdhënië mëse 12-vjeçare që unë kam patur me Z.Meta. Por do të përpiem t’i bie shkurt dhe në mënyrë të përmbledhur. Në përgjithësi kam pasur me z. Ilir Meta një marrëdhënie të gjatë, por që shpesh herë ishte problematike. Që në fillimet e njohjes sonë, në vitet 1999- 2000, fillimisht ka qenë një marrëdhënie miqësore dhe e ngushtë.

Jam përpjekur që të jem korrekt, bashkëpunues dhe mbështetës. Z.Meta ka qenë në pozita më të larta se unë politikisht, unë kam qenë vartësi i tij. Në 2009-ën kur u bënë zgjedhjet, LSI-ja vendosi të bëjë koalicion me PD-në. Ne vendosëm të hyjmë në bashkëqeverisje dhe ky vendim nuk ishte i lehtë.

Kam qenë i pari deputet i Kuvendit që isha pro kësaj aleance. Këtu nisën momentet e xhelozisë, mbase se unë mora rolin e protagonistit. Në atë kohë Berisha më kërkoi mua të isha negociator i kësaj qeverisjeje  dhe e përsëris, këtu filloi marrëdhënia xhelozore dhe e sëmurë. Por po kaloj tek marrëdhënia e drejpërdrejtë që nga periudha kur unë drejtoja Ministrinë e Ekonomisë.

Fillimisht, kur isha në këtë detyrë, me Metën pata mardhënie normale. Në janar të 2010-ës, marrëdhënia filloi të bëhej stretsante, sepse Z.Meta filloi të bënte kërkesa të ndryshme dhe të shumta. Kërkesa për punësime të ndryshme në ministri apo dikastere që vareshin nga ministria.

Kërkesa që kishin të bënin me funksione të tjera për të ndihmuar persona të ndryshëm për koncensione, tendera, ankande apo licensa të shumta. Për hir të së vërtetës, disa kërkesa që i quaja normale, i plotësoja. Të tjerat që ishin jo normale dhe jo të ligjshme, i refuzoja. Gjithmonë i kam zbatuar kërkesat brenda ligjit. Për raste që unë nuk kisha mundësi t’i plotësoja.Meta fillimisht bënte kritika, thoshte pakënaqësi dhe më pas filloi me kërcënime dhe metoda të tjera si shpërndarje thashethemesh për personin tim dhe për largimin tim nga detyra.

Në shkurt të 2010-ës, unë mësoj për një kërkesë të Z.Meta për largimin tim nga detyra. Mësoj nga kryeministri qëMetadonte vendin tim dhe unë të shkoja diku tjetër. Pikërisht në këtë muaj disa njerëz më kanë kërcënuar ose te zbatoja urdhërat  ose do të ikja nga detyra. Ja kam thënë Metës, ai ka qeshur. I kam thënë edhe emrat e kërcënuesve dhe ai më tha që “s’ka asgjë të keqe që të vij unë në atë ministri dhe t’i të shkosh i jashtëm”. Megjithatë, i diskutuam gjërat  dhe ramë dakord që kjo bisedë do hapej me sinqeritet në muajt në vazhdim. Për çdo kërkesë që çmoja normale e kisha bërë zakon që informoja edhe kryeministrin, madje dhe për çështje që zgjidheshin  me para në dorë. Një moment Berisha më tha që do flasë me Metën, por pashë që nuk u zgjidh asgjë. Filluan sërish kërkesat ngaMetapër favore. Unë e njoh zotinMeta, ai është një person fals. E njoh mirë….!

Gjykata – Ju s’mund të jepni opinionet tuaja për personin tjetër. Jeni këtu për të dëshmuar, jo të jepni epitete për personalitetin e tij. Nuk ju lejohet.

Dritan Prifti: Do të përpiem të zbatoj porositë tuaja, por për t’ju sqaruar juve se çfarë më shtyu të bëj rregjistrimin, bëra një përshkrim të detajuar. Por do shmang ca përshkrime rreth tij më tej.
Gjykata: Gjuha shqipe ju ofron fjalë që ta tregoni situatë rrerth personit. Nuk lejohet t’i referoheni karakterit të tij.
Avokatët: Dëshmitari po flet gjatë, të dilet në temë.

Dritan Prifti: Unë thashë që nga muaji shkurt i 2010-ës deri në fund si minister, nuk mbaj mend ndonjë takim kuMeta të mos më ketë kërkuar favore. Pra u kthyer në një mardhënie kërkesash. Në një rast, ku dëshmitar në këtë proces është një nga dëshmitarët e naftës, që e keni thirrur sot, kam qenë i sëmurë  dhe zotiMeta ka rdhur në shtëpi, më ka hequr jorganin. Unë kthye stresante. Unë vendosa të rregjistroj në këtë pikë. Më tha në telefon që do vij në zyrë të të takoj dhe vendosa ta rregjistroj për ta patur si provë, që kur të ishte nevoja të bëhej publike, t’i jepej drejtësisë.

Prokurori: Ju kujtohet si datë, si muaj? Ku e bëtë bisedën?
Dritan Prifti: Eshtë bërë mesa mbaj mend në fillim të marsit rreth orës 1 të drekës. Në telefon Meta më tha që do ikte jashtë, kshu me tha: “Po vij direkt se do të iki në aeroport”.
Prokurori: Çfarë bisede bëtë?
Dritan Prifti: Ajo bisedë është bërë publike në ‘Top Channel’. Aty janë trajtuar disa çështje, e para çështja e Artur Hajdarit, pastaj ai i kishte radhitur gjërat në një bllok që e mbante në dorë. Diskutoi gjërat për ‘Albpetrol’, pastaj u diksutua për një koncension për të cilin konkurronin dy kompani. Por kemi diskutuar edhe për gjëra të tjera përshembull për drejtorin e KESH-it ku flitej për ta zëvendësuar.

Prokurori: Bazuar në këtë rregjistrim ne kemi ngritur akuze për koncensionin dhe çështjen e naftës bruto. Na tregoni detaje për këto dy çështje?

Dritan Prifti: Unë do përqëndrohem fillimisht tek biseda e videos. Por nëse është e nevojshme do dal edhe jashtë konteksit. Z.Meta, gjatë takimit në zyrën time më kujtoi të zbatoja çfarë kishim diskutuar lidhur me ankandin për mikun e tij Bekim Halilaj. I thashë “po do ta bëj”, ai nguli këmbë “mbaroje, pse se mbaron, anulloje, pse se anullon?” – më tha për çështjen tjetër “jepe shpejt”, por unë e dija që ishte në gjykatën e Apelit. Zoti Meta më tha “jo çështja në apel ka përfunduar, zbatoje menjëherë sot”. Gjatë bisedës telefonoi Agim Rrapajn, fola me të, i kërkova të dërgonin vendimin e gjykatës që unë të bëja punën sipas ligjit. Në një momentMeta më thotë mua që ky Gimi për ty ka 7 përqind. Kjo ishte ajo që mbaj mend nga biseda.

Prokurori: A mund ta zgjeroni dëshminë jashtë videos. Në perceptimin tuaj  ndërhyrjet e tij për koncensionin ishin për shkak të pozitës apo të kundraligjshme?
Dritan Prifti: Për mendimin tim ishin të kundraligjshme. Për 7 përqindëshin , nuk besoj se ka njeri në botë mos ta kuptojë
Prokurori: Ofrimi i 7 përqindëshit apo 700 mijëshes, ishte favor për juve?
Gjykata: Pyetja është sygjestionuese. Të përpilohet ndryshe
Prokurori:Po për ankandin e shitjes naftës a patët ofertë?

Prifti: Për ankandin e naftës në zyrën time nuk ka patur ofertë. Por kjo bisedë është bërë dhjetra herë, është ofruar një milionë dollarë për t’i ndarë mes meje dhe Metës. Biseda është bërë njëherë në ministrinë e jashtme, njëherë në një drekë në Rogner.
Prokurori: Cila ishte sasia e naftës dhe përfitimi?
Dritan Prifti: Kjo bisedë është bërë për 30 mijë tonë naftë që kompania do shiste. Ky ishte ankandi i ALBPETROL
Prokurori: Dëgjohet në rregjistrim që bëhet një këkesë. A mund tna sqaroni përse bëhet kërkesa?
Dritan Prifti: Ai kërkoi ta anulojë ankandin. Ky ishte një ankand ku do merrnin pjesë 20 kompani. Kam idenë se zoti Halilaj që ishte firme e re, mendonte se do kishte konkurrencë të madhe. Por zotiMeta kishte plan që Halilaj të bënte marrëveshje me Armon për rafinerinë edhe këtu Halilaj do kishte përparësi. Në Shqiperi, në atë periudhë por edhe tani, besoj unë ka qenë i vështirë eksporti i naftës bruto, sepse nuk ka kapacitete. Pra shkurt në këtë rast,META kerkoi anullimin se kompania HALILAJ nuk e kishte arritur marrëveshjen me ARMO.
Prokurori: Ndërkohë a ka bërë ankesë kompania Halilaj Group?

Dritan Prifti: Kompania HALILAJ,  ka bërë kërkesë për anulimin e ankandit kur ata shkuan në ankand dhe panë që skishte asnjë konkurrent tjetër, pra dhe kërkuan që ankandi të anulohej duke qenë se skishte konkurrence.
Prokurori: Nga e njihje Bekim Halilajn?
Dritan Prifti: Mbaj mend që ma ka prezantuar Ilir Meta.
Prokurori: A keni diskutuar me Bekim Halilajn?
Prifti: Edhe mundet te kem diskutuar.
Prokurori: A keni patur takime në rrethana të shpeshta dhe nëse po, ku?
Prifti: Me zotin Halilaj kam patur disa takime psh në zyrën time, në zyrën e Metës, në hotel Rogner, në një lokal afër shtëpisë sime. Pra kryesisht këto kanë qenë vendet. Në disa raste kam qenë vetëm, në disa raste me METËN. Në disa raste në Ministrine e Jashtme. Dy herë për drekë ne Rogner që të tre.

Prokurori: Cila ka qenë natyra e bisedave?
Prifti: Bisedat kanë qenë gjithmonë për ankandin e naftës në Albpetrol. Kur zhvillohet dhe si, pra në të gjitha rastet për bizneset e tij. Pra për hir të së vërtetës nuk e kam frenuar në biznesin e tij. I kam thënë merr pjesë në ankand nëse ke dokumentet. Kam pasur si shqetesim të madh se Albpetrol ishte në atë kohë në gjendje shumë të keqe, pritej të bëhej refromë, flitej për largimin e rreth 1500 punëtorëve. Pra isha i interesuar për ankandin e naftës.

Prokurori: Po shtetasin Pajtim Sula e njihni?
Prifti: Pajtim Sulaj ishte nëndrejtor i Albpetrol-it. Posti i tij ishte si të thuash dhe politik, por ai është emëruar atje si profesionist. Zoti Sulaj ka qenë kryetar i komisionit të ankandeve

Prokurori: A keni biseduar me Sulajn?
Prifti: Mbaj mend që me zotin Sulaj kam folur. Nuk e di nëse kam folur për këtë ankand apo jo, apo për diçka tjetër. Por e kam pyetur nëse kjo kompani kishte ndonjë shans  të fitonte. Më tha se nuk ka asnjë shans që Halilaj të fitonte. I kam thënë zotit Sulaj fol me zotinMeta dhe thuaji që skemi mundesi ta favorizojmë.

Prokurori: Në kohën që po zhvilloheshin procedurat ju keni ndërmjetesuar që këta dy persona të njiheshin?
Prifti: Jo, ata njiheshin vetë. Zoti Halilaj ka dërguar shumë SMS dhe për këtë ankand edhe për të tjerë. Zoti Halilaj madje më ka bërë ‘forward’ edhe teksitn e plotë të një mesazhi që ja ka dërguar Sulaj. A ta them permbajtjen?

Gjykata: Pothuaje.
Prifti: Teksti është: “I dashur vëllai im, unë dhe ai që ti e di, u përpoqëm. Por krahu tjetër ka punuar me shumë kujdes. Telefonin sta kam hapur dhe t’i e di pse”.
Prokurori: Na fol për Agim Rrapajn?
Prifti: Unë Agim Rrapajn e kam takuar me një person tjetër, meFatmir Merkon,ky është mik i Metës. I kam takuar me porosi të Ilir Metës. Takime për punë të ndryshme. Zoti Rrapaj se kishte mundesi e lidhje me qeverinë japoneze dhe do sillte fonde këtu. Në të gjitha rastet e takimeve Rrapaj ishte me Merkon. E dija që kishte punë koncensioni për hidrocentralet, por e dija që kishte 20 përqind në këto koncensione, që djali punonte si drejtues apo administrator aty.

Prokurori: A keni bërë ndërhyrje në video?
Prifti: Jo! Prerazi jo, as më ma shkuar në mendje.
Prokurori: Me çfarë e keni bërë rregjistrimin?
Prifti: Rregjistrimin e bëra me një orë të vogël, ngjyrë metalizato. Kjo orë ka bërë rregjistrimin e vidios dhe të zërit.
Prokurori: Sa kohë kaloi nga rregjstrimi derisa e hodhët në laptop?
Prifti: Kjo pjesë më kujtohet shumë mire pasi e kisha laptopin në zyrë. Sa mbaroi flimimi, futa fishat dhe e hodha në laptop.
Prokurori: E nderuar gjykatë, s’kam pyetje të tjera për dëshmitarin !
Avokati: A po ju heton Prokuroria e Përgjithshme? Nëse po, cila është akuza dhe a është e njëjta akuzë sikurse kjo në të cilën është hapur ky proces?
Dritan Prifti: Ashtu sic dihet botërisht prokuroria ka kërkuar një leje hetimi, është proces hetimi për disa dyshime.

Avokati: A keni patur ndonjëhere marrëveshje me Prokurorinë në funksion të këtij procedimi?
Dritan Prifti: Jo.
Avokati: Me cfarë mjetesh e keni realizuar videon?
Dritan Prifti: Kësaj pyetjeje ju përgjigja edhe më parë, ma bëri edhe prokuroria. Megjithatë po përgjigjem. Rregjistrimi është bërë me një kamer të fshehur brenda një ore, me ngjyre metalizato.
Avokati: Ku e gjete orën?
Dritan Prifti: Ma ka dhënë një shok.

Avokati: Mjeti me të cilin keni bërë regjistrimin a është ora e tavolinës?
Dritan Prifti: Po
Avokati : Në aktin e ekspertimit konstatohet se nuk gjendet filmimi në fjalë. Si e shpjegoni ju këtë fakt?
Gjykata: Pyetja është e palejueshme. Është sygjestionuese.
Avokati: Në aktin e eskpertimit të bërë me kërkesë të gjykatës nuk gjendet filmimi në fjalë por një tjetër ku ju shfaqeni në një video tjetër…
Gjykata: Ku doni të dilni më këtë?

Avokati: Duam të dimë si e shpjegon dëshmitari?
Dritan Prifti: Nuk kam kompetenca shkencore për të dhënë përgjigjje. Por deklaroj me përgjegjësi të plotë se regjistrimi është bërë me këtë orë që është dorëzuar në prokurori.
Avokatet: Sa ora keni në shtëpi ? Nëse po, të cfarë natyre janë?
Dritan Prifti: Kam disa ora. Mes të cilave edhe ora që bëjnë regjistrime , por asnjë prej këtyre nuk ka lidhje me procesin.

Avokati: Pse nuk gjendet ky filmim në orë?
Dritan Prifti: Regjistrimi është bërë me atë orë. Po e përsëris. . ndoshta duke qenë se ora është 8 megabite ndoshta është fshirë nga regjistrimet e tjera që janë bërë.
Avokati: Nëse janë bërë edhe filmime të tjera si shpjegohet që ato nuk janë fshirë , si përshembull ajo tjetra?

Prokurori: Nuk e kuptoj pyetjen e avokatëve në këtë pikë dhe këmbënguljen e tyre, vetëm nëse ata duan të bëjnë riekspertim?
Dritan Prifti: E sqarova , në orë janë bërë disa regjistrime të tjera. Filmime që nuk kanë dalë dhe që ekspertët nuk i kanë nxjerrë, por besoj që kjo gjë ka ndodhur për shkak të memories së orës që e kishte të kufizuar, pra sic e thashë 8 mega bite.

Avokati: Cilin material keni cuar në Top Channel?
Dritan Prifti: Në Top Channel e kam cuar matërialin me dy flashe.
Avokati: Keni qenë prezent kur ky matërial u përpunua?
Dritan Prifti: Jo. Ja dhashë F.Cakullit. E thashë , kam cuar dy fleshe , as orën , asgjë tjetër.
Avokati: A keni ndërhyrë ju, apo persona të tjerë për përpunim zëri?
Dritan Prifti: Un nuk kam ndërhyrë tek materiali origjinal që ka prokuroria, as në zë, dhe as në figurë.
Avokati: Sipas aktekpserimit konstatohet ndërhyrje në një pjesë audio?
Dritan Prifti: Skam shpjegim për këtë ekspertim. Përvec deklaratës që skam bërë kurrë ndërhyrje.
Avokati: A keni thënë në fashikuj të hetimit paraprak se keni bërë ndërhyrje për të rritur dëgjueshmërinë e videos?

Dritan Prifti: Në orën që u bë filmimi nuk ka patur asnjë ndërhyrje. As në laptop. Kam thënë që kam patur një usb që edhe atë ja dhashë prokurorisë. E kam thënë në prokurori, dorëzova origjinalen me prapashtesën “avi”, dhe dy kopje të tjera që jam përpjekur vetë tu përmirësoj zërin që të dëgjoheshin. Pra në prokurori kam dorëzuar tre zëra, origjinalin e paprekur dhe dy të përmirësuara.

Avokati: Ju e keni bërë rregjistrimin në Mars 2010 dhe video shfaqet në 2011. Pse nuk e dorëzuat videon në prokurori?
Dritan Prifti: E sqaruar, por po e sqaroj përsëri. Pas regjistrimit videon ja dhashë kryeministrit Berisha, kryeministri nuk e pranoi këtë video. Sigurisht që ai duhet të ketë biseduar me Metën se pas ditësh pashë reagimin e Metës. Në kushtet kur kryeministri Berisha nuk pranoi ta merrte , duke njohur edhe lidhjet e Metës vendosa të mos e bëja publike, por që ta publikoja në një moment kur të ndihesha I sigurtë për veten dhe familjen.

Avokati: A e njihni detyrimin e ligjit për të shkuar në prokurori menjëherë?
Prokurori: C”janë këto pyetje?
Dritan Prifti: Nuk jam prokuror që të gjykoj se cili është veprimi që duhet të kryeja, që duhet të denoncohet. Vonesa në denoncim ishte se nuk gjeta asnjë mbështetje nga qeveria dhe nuk e mendova veten aq të fortë që të përballesha edhe me kryeministrin edhe me zv/ kryeministrin. Kisha frikë për jetën time. Në kohën që e bëra denoncimin rreziku ishte më I pakët.

Avokati: Cfarë rrethanash ndryshuan që ti e bërë si veprim në 2011?
Dritan Prifti: Skam asnjë koment.
Avokati: Filmimin e fshehtë e bëre për hobi apo të porositur?
Dritan Prifti: Flimimin e bëra që të dokumentoja mardhënien me Ilir Metën. Kërkesat e tij për favore. Për ta përdorur që një ditë drejtësia të gjykonte
Avokati: Por si është e mundur që fillimisht e shfrytëzove me mediat?
Dritan Prifti: Materialin e bëra unë publik. Denoncimin e bëra unë në prokurori. Unë e kam bërë detyrën time si qytetar. Por mendova që fillimisht të informoja kryeministrin meqë ai ka një departament të tillë.

Avokati: A e konsideroni të ligjshëm e kryer ndaj ish zv kryeministrit?
Gjykata: Pyetja është e papranueshme. Është sygjestionuese.
Avokati: A e njihni shtetasin A. Xhillari?
Dritan Prifti: E njoh. Kam mardhënie njohjeje.
Prokurori: Kush është ky person, pyetjet të mos lejohen. Ky person ska lidhje me këtë proces?
Avokatët: Ne duam të dalim diku tjetër. Na lejoni ta pyesim.
Gjykata: Pyetjet pa rëndësi për procesin nuk lejohen. Mos vazhdo më tej avokat.
Avokati: Cilat janë kompetencat e ministrit në Albpetrol?
Dritan Prifti: Albpertol është kompani me kapital 100 përqind shtetëror. Thënë ndryshe pronar është Ministria e Ekonomisë, ministri ka për detyrë të mbikëqyrë mbarëvajtjen e një kompanie të tillë si Albpetrol.

Avokati: A. Xhillari a ka përfituar tendera gjatë kohës që ju keni qenë ministër?
Prokurori: Në këtë cështje , as Xhillari dhe asnjë tjetër ku doni të dilni ju nuk janë në process.
Avokati: Ne kemi prova, duam të dalim diku…
Gjykata: KPP thotë që provat fillimisht paraqiten nga prokuroria, ju do ti paraqisni këto prova kur t”ju vijë radha. Jemi ne që vendosim. Do t”ju orientoja për pyetjen.
Avokati: A ka fituar zotëria që ju e njihni ndonjë tender?
Dritan Prifti: Ministria e Ekonomisë bënte tendera.
Kompania ka fituar një ankand , por jo nga ministria. Unë e di se ku do të dalë mbrojtja. Ju lutem lërini ta bëjnë pyetjen, se u përgjigjem direkt.

Gjykata : Jemi ne që vendosim, të mos bëhen pyetje jashtë procesit.
Avokati: A jeni në dijeni të lidhjes së marrëveshjes mes Albpetrol dhe Tea me një vlerë 900 milionë?
Prokuroria: Mos lejoni pyetje jashtë procesit.
Dritan Prifti: Jo, skam dijeni.
Gjykata: Pse po bëni pyetje të tilla gjatë procesit? Mos thyeni procedurën. po ju paralajmeroj. Ju lutem bëhuni seriozë, nuk marrim në analizë tendera.
Avokati: Tea konstruksion ka drejtues gruan tuaj.
Dritan Prifti: E dua të regjistruar këtë akuzë që më bëri mbrojtja.
Gjykata: Bëni pyetje brenda procesit.
Avokati: Në kohën që u zhvillua ankandi, a ishte përcaktuar fituesi?

Dritan Prifti: Me sa mbaj mend unë , ankandi që kërkonte Meta nuk kishte përfunduar. Duhet të kem dokumentat përpara që të flas. Smbaj mend datat por di që ata kujtonin se do kishte shumë konkurrence dhe donin anullim ankandi.
Avokati: Ju thatë që Halilaj u përpoq të bënte marrëveshje me armon sepse kjo shoqëri do merrej me eksport. Dini ju që kjo kompani të ketë patur marëveshje?

Dritan Prifti: Jo.
Avokati: Ju thatë që Meta ka ndërhyrë duke kërkuar favore. Si shpjegohet fakti që përderisa ai ishte i favorizuari i Metës , pse nuk u zhvillua ankandi?
Dritan Prifti: U anullua për shkak të një peticioni të Armos dhe që nafta bruto ti jepej Armos. Pas kësaj kërkese me shkrim unë si ministër bëra takim me sindikalistët dhe si ministër gjykova që të viheshin kushte rigoroze dhe që nafta ti kalonte Albpetrolit .
Avokati: Në momentin që u emeëruar ministër, në cfarë faze e gjetët koncensionin e vëllezërve Tola SHPK?
Dritan Prifti: Mbaj mend që kur u informova unë , cështja ishte në proces gjyqësor. Por mbaj mend që në videon Meta u informova që fitimin në apel të cështjes . Duhet ti jem drejtuar pastaj apelit me kërkese për informacion.

Avokati: Ju thoni që ju ofruan 700 mijë euro. A mund ta dimë arsyen pse?
Dritan Prifti: Zoti Meta më ofroi mua 7 përqind, arsyeja ështe e qartë, që unë të merrja vendimin për koncensionin.

Avokati : Cfarë kuptoni me 7 përqind?
Dritan Prifti: Të ofrohej 7 përqind i fitimit që do fitohej nga koncensioni.
Avokati: Ju pretendoni për afera qindra miëjra euro, a e keni dëgjuar mirë?
Dritan Prifti: Them që e kam dëgjuar mirë edhe gjatë bisedës në video edhe kur e përcolla ma tha.
Avokati: A keni përdorur amplifikues zëri?
Dritan Prifti: Jo. As atëherë,as tani.
Prokurori: Ku duan të dalin me këtë pyetje?
Avokati: Prifti ka kaluar një sëmundje dhe kemi frikë se nuk ka dëgjuar nga veshi I djathtë.
Gjykata: Mos vazhdoni me pyetje të tilla.

Dritan Prifti: Ju lutem dy minuta ndërprerje, për çështje personale.
Gjykata: Jo dy minuta. Gjysëm ore.
Avokati: A jeni shprehur në Mars 2002 në një shkresë që informon për operacionin?
Dritan Prifti: Kështu duhet të jetë.
Avokati: Në 3 Prill 2002 i keni dorëzuar një kërkesë Dokles dhe Lek Cukajt për lënie mandati për këtë arsye?
Dritan Prifti: Mbase.

Avokati: A mund të thoni që keni pasoja nga ky operacion?
Prokurori: Kundërshtoj pyetjen. Nuk ka lidhje
Avokati: Duam të themi nëse e ka dëgjuar dëshmitari shifrën e 7 përqindëshit dhe 700 mijë euroshit?
Gjykata: Po ju rikujtoj që ti shmangni pyetje të kësaj natyre.
Prokurori: Nuk mund ti kërkohet dëshmitarit cfarë ka ngrënë dhe pirë para 10 vitesh.
Avokati: Në vazhdën e deklaratave ai ka thënë që avokatët e Metës kanë pirë kafe me ekspertët , a mund ti besohet këtij dëshmitari?
Gjyqtari: Cfarë prisni nga dëshmitari?

Avokati: Kemi shkresë ku ai flet për një milionë dollarë në 2003. A mund ti besohet këtij dëshmitari?
Gjykata: Ju lutem shumë respektoni procesin.
Avokati: Dëshmitari pretendoi se video e fshehtë është fishrë për shkak të ndërhyrjeve të tjera. Konstatohet se në memorien e orës ka me dhjetra foto dhe lule. Si janë bërë këto foto?
Dritan Prifti: Se kam idenë për cfarë fotosh po flet?
Avokati: Pse janë futur fotot? Kush I ka futur miëjra fotot? A keni futur imazhe fotosh në orë?
Dirtan Prifti: U përgjigja njëherë, nuk kam brëë, dhe nuk kam futur miëjra fotot sic thoni ju.
Avokati: A mund ta tregojë dëshmitari kur i ka cuar matërialet audiovizive në Top Channel?
Dritan Prifti: Nuk e mbaj mend fare.
Avokati: Po objektin me cfarë e keni cuar?
Dritan Prifti: Me sa mbaj mend unë me 2 usb, të Fiks Fare të paktën sipas memories time.
Avokati: Po CD?
Dritan Prifti: Aspak.

Avokati: A e keni bërë deklarimin e pasurisë?
Gjykata: Nuk pranohet.
Avokati: A keni dijeni nëse në laptop ka ndërhyrje Fiks Filipi?
Dritan Prifti: Për cfarë ndërhyrjesh e ke fjalën. Saktëso termin ndërhyrje.
Avokati: Nëse janë bërë veprime?
Dritan Prifti: Nëse kjo quhet ndërhyrje, hedhja me usb, shkarkimi. Mua sme duket ndërhyrje kjo.
Avokati: Në cfarë mënyre matëriali u gjend në usb?
Dritan Prifti: Orën dhe matërialin që shkarkova nuk e ka patur askush, ata kanë parë vetëm usb , ata as që i kanë parë. As që ka patur ndërhyrje.

Avokati: Sipas aktit të ekspertimit dalin ndërhyrje të tjera, pse mbahej një program animation nga ju?
Prokurori: Kundërshtoj pyetjen , ajo ska lidhje me procesin. Programi ka qenë që në 2008 , filmimi është hedhur në 2010.

Gjykata: Atëherë mos duhet të ishte pyetja e avokatëve kështu. Nga ekspertimi konstatohet prania e një programi të animuar. Pyetja do ishte: A e keni instaluar ju një program të tillë?
Dritan Prifti: Këtë pjesë e kam dëgjuar nga media . Për këtë program, as që e kam ditur që ishte aty. Nuk kam patur dijeni që ishte aty. Mund të sqaroj dicka. E thashë dhe më parë dhe them , mbas rregjistrimit e kam shkarkuar menjëherë në laptop. Është e verifikueshme kjo gjë. Në dijeninë time është e regjistruar edhe ora kur është hedhur. Nuk mundet që për pak sekonda që sjanë asnjë një minutë të bëhen ndërhyrje . Unë për vete nuk kam aftësi apo nuk di që brenda 5 , 3 apo tetë sekonda të bëhen ndërhyrje në një video.

Avokati: Në emisionin Fiks Fare a keni qenë prezent kur është bërë transkriprimi?
Gjykata: Mos do ishte më mirë zbardhja?
Dritan Prifti: Jo, nuk kam qenë.
Avokati: Eksprtët thonë që ka manipulime..
Prokurori: Pyetja është sygjestionuese. E pasaktë. Të mos sygjestionohet dëshmitari. Ekspertët nuk thonë kështu, por që ka probabilitet ndërhyrjeje.
Dritan Prifti: Edhe gjatë seancës I dhashë përgjigjje pyetjes disa herë. Po përgjigjem përsëri. Unë nuk kam bërë kurrë asnjëlloj ndërhyrjeje. Nga ora dhë laptopi kur u hodh është shënuar 10 sekonda pas filmimit. Ska asnjë lloj gjeniu në botë që të bëjë ndërhyrje për 10 sekonda.
Avokati: A keni dijeni kush mund të ketë bërë ndërhyrje në laptop?
Dritan Prifti: As dijeni dhe as ide.

Avokati: Me shpejgimrt që këtu dhatë që kur u krijua qeveria nisën mosmarrëveshjet. Si ështe e mundur që një njeri që shkoni kaq keq tju kërkojë favore?
Prokurori: Kjo ështe pyetje për klientin e tyre, jo për dëshmitarin.
Dritan Prifti: E përmenda që në fillim në muajt e parë të qeverisjes gjërat ishin me pak probleme. Në Shkurt, Mars situata ishte e acaruar për shkak se ai më kërkonte favore që smund ti zbatoheshin.

Avokati: Në mbështetje të nenit 365 të KPP kërkojmë kundërshtimin e dëshmisë në fazën e hetimeve sepse ai ka thënë që ka bërë përpjekje për të pastruar zërin, ai nuk thotë të vërtetën.
Gjykata: Avokat ai e shpjegoi këtë gjë.
Avokati: Kërkoj që deklarimet e Zotit Prifti të mos pranohen pasi bien në kundërshtim me të vërtetat e thëna nga ekspertët se ata thonë që ka ndërhyrje, ky thotë jo.
Prokurori: Në KPP nuk thuhet në asnjë rresht që në këtë fazë , procedura nuk e lejon që avokatët të bëjnë komente dhe të japin konkluzione.
Avokati: Ne kemi dokumente që vërtetojnë të kundërten e asaj që thotë Prifti, kemi aktin e ekspertimit.
Gjykata: Nuk pranohet.
Avokati: Është pretenduar nga Prifti se I është ofruar 7 përqind. Në procesverbal thotë që 700 mije euroshin ja tha kur hyri, tani tha që ja tha kur doli.
Prokurori: Lexoni mirë procesverbalin.
Gjykata: Pyetja është: A mund ta përshkruani edhe njëherë këtë moment?
Dritan Prifti: Po e sqaroj edhe njëherë, kjo pyetje mu bë edhe njëherë. 700 mijë euro janë përmendur gjatë bisedës nga Meta, dhe në zyrë dhe jashtë zyrës kur e përcolla.
Avokati: Ai thotë në dëshmine e tij me sa më kujtohet. Tani thotë më kujtohet.
Gjykata: Dëshmitar sqaroje edhe njëherë?
Dritan Prifti: Edhe me sa më kujtohet dhe më kujtohet , kjo bisedë është përmendur 2 herë.
Gjykata: Keni më pyetje?
Avokatët: Jo.

/Start/

                                                                                             2011-11-22 08:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›