E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria egjiptiane ofron dorëheqjen, thirrje për protesta masive

Mijëra persona u derdhën në rrugët e kryeqytetit dhe në sheshin “Tahrir” pasi kabineti qeveritar ofroi dorëheqjen te Këshilli Ushtarak, orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Të paktën 26 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në tre ditët e fundit, gjatë protestave kundër këshillit ushtarak.

“Amnesty International” ka kritikuar ushtrinë për dështimin në mbajtjen e premtimit të dhënë për të çuar para çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Në orët e vona të së hënës, sheshi “Tahrir” mendohet të jetë mbushur nga rreth 20 000 persona, menjëherë pasi kabineti i kryeministrit Essam Sharaf ofroi dorëheqjen./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-22 08:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›