Plagosen tre policë në një aksident automobilistik

Ngjarja ndodhi në qytetin e Elbasanit në afërsi të stacionit të trenit, kur një makinë e patrullës së policisë është përplasur me dy mjete të tjera.
Për pasojë, janë plagosur tre efektivë policie dhe njëri prej drejtuesve të automjetit tjetër të përfshirë në aksident. Policët e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Efektivet e policisë janë identifikuar si, Dedin Stërkaj, 35-vjeç, Bashkim Blloku, 48 vjeç dhe Qani Ago, 43-vjeç. Ndërkohë, në spital ka përfunduar edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi S. Hoxha, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. /Start/
2011-11-22 08:38