Dëshmia e të penduarit të SPAK, Klevis Alla tregon për vrasjen e vëllezërve Haxhia: Dumani zbriti nga makina dhe i qëlloi sërish, Talo Çela dhe Altin Ndoci s'kanë gisht
Klevis Alla, një nga katër bashkëpunëtorët e Prokurorisë Speciale ka dhënë dëshminë e tij duke përjashtuar nga vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, Talo Çelën dhe Altin Ndocin.
Para togave të zeza ai tregoi se ditën e ngjarjes është takuar me Nuredin Dumanin i cili mbante në kokë një kapuç si ato të policisë dhe ishte i shoqëruar nga një tjetër person, të cilin nuk e njihte.
Gjithashtu ai ka rrëfyer se më pas ka telefonuar Besmir Haxhinë për tu takuar, i cili ndodhej tek dyqani i agjencisë dhe s’ka vonuar shume dhe ka ardhur tek tregu i Shënavlashit. Sipas të penduarit asnjë nuk ishte në dijeni që Besmiri ishte me vëllain e tij Viktorin.
Sapo makina “Golf6” është afruar sipas Allës Nuredin Dumani ka ulur xhamin e automjetit dhe ka qëlluar, ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur.
“Besmir Haxhia ishte tek dyqani i agjencisë dhe s’ka vonuar shumë, ka ardhur tek tregu i ShënVlashit. Asnjë nuk ishte në dijeni që Besmiri ishte me vëllain e tij Viktorin. Sapo makina “Golf 6” është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, ndërsa ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur”, ka treguar Klevis Alla.
Pasi ka qëlluar mbi dy vëllezërit, Klevis Alla ka treguar se Dumani ka zbritur nga mjeti dhe është afruar mbi dy vëllezërit ku dhe ka qëlluar sërish mbi ta. Pas ngjarjes Dumani me ekzekutorin tjetër janë larguar në drejtim të Tiranës, ndërsa ai vetë ka shkuar ka brakitusur makinën “Benz” disa metra poshtë varrezave aty ku dhe ka hedhur dhe armët e zjarrit.
Më tej ai ka rrëfyer se ditën e nersërme ka shkuar sërish te vendi ku kishte braktisur makinën dhe e ka lëvizur atë pak më poshtë pasi sipas tij në atë zonë kishte lëvizje të policisë.
“Kam dalë për të pirë kafe me një shok dhe pastaj kam shkuar tek makina e braktisur dhe e kam lëvizur pak më poshtë, pasi në zonë po lëvizin disa polic”, tha ai në fund të dëshmisë së tij.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
