E Diel, 1 Nëntor 2026

Detaje nga plagosja në Lezhë, Policia identifikon njërin nga autorët, 22-vjeçari: Shkak u bë loja e bilardos

Detaje nga plagosja në Lezhë, Policia identifikon njërin nga

Një 22-vjeçar mbeti i plagosur gjatë një sherri mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Aleks Laska u plagos gjatë të shtënave me armë zjarri dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt mes të rinjve në një bilardo. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e plagosjes por emri i tij ende nuk është bërë i ditur.

Mësohet se 22 vjeçari i plagosur ka thënë se shkak për sherrin u bë loja e bilardos, ndërsa Policia po vijon hetimet. Gjithashtu policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë nëse bëhet fjalë vetëm për një konflikt të çastit apo më tepër.

Lexo edhe: Sherr mes të rinjve në Lezhë, plagoset me armë zjarri 22-vjeçari (EMRI)

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›