Rituali i bamirësit modern
Nga Elisa Gjerani
Mbaj mend se shpesh kur kam qenë fëmijë dhe në vesh kalimthi dëgjoja prindërit të flisnin për humanizmin e njerëzve, të flisnin për bamirësit e panumërta të dëgjuara aty-këtu, të nënës së botës, të së madhes dhe të pavdekshmes Nënë Tereza, ndiqja me kureshtjeMe sytë gati të zgurdulluar, ndiqja çdo lëvizje të tyren, çdo gjë që thonin ato. Për mua dhe shumë fëmijë të tjerë ishte një oqean i madh informacioni, por për fat të keq në atë kohë i pa kodifikuar. U deshën shumë që të kuptojaVitet rridhnin njëra pas tjetrës, duke krijuar nuanca shumëngjyrëshe në jetën time. Fillova të kuptoja se çishte humanizmi, ku ndahej dhe bashkohej me bamirësin, por kuptova gjithashtu se në botë ekzistojnë njerëzit bamirës. Bamirës të lindurnjerëz që janë të destinuar të harrojnë veten dhe të bëhen ombrella e njerëzve në nevojë
Në fakt humanizmi është një filozofi etike, një botëkuptim që shumë pak njerëz e kanë. Është një dhuratë prej natyre ose zoti mund ti jepni ngjyresat që dëshironi, por ne të gjithë bashkohemi në një mendje, kur themi se janë të pakët njerëzit që e disponojnë atë. Janë ato njerëzit që kanë marrë përsipër një mision të madh dhe të vështirë. Atë mision që shumë prej nesh as që e kanë menduar ndonjëherë në jetën e tyre dhe që shumë të tjerë kanë pasur frikë ta ndërmarrin nga padija dhe frika e një dështimi të suksesshëm. Misioni i Qazimit Gapit ka kapërcyer çdo lloj pragu, duke harruar veten, e duke i ardhur në ndihmë njerëzimit. Shpesh ne tregohemi aq shumë hipokritë me veten tonë, saqë as nuk e mendojmë dot. E ku tregohemi, do të pyesë ndokush që këtë shkrim e shikon si një dejavu të përsëritur herë pas here në kohëNe të gjithë tregohemi hipokritë me ose pa shkak në momentin që justifikohemi që nuk kemi shembuj që të mund ti ndjekimAi që më shumë mund dhe sakrifica tenton jo pa sukses që prej 17 vitesh të bëjë bamirësi me paratë e tij, ndonjëherë edhe duke luajtur me bukën e gojës të familjes,e duke ja vendosur atë atyre që kanë më tepër nevojë, fëmijëve jetim, të varfërve, që për fat të keq në vendin tonë janë të shumtë.
Nocioni i bamirësisë normalisht që tek shumë njerëz perceptohet dhe definohet sipas mënyrës së tyre. Ndokush mund të pispilloset nën shallin kashmirë,të tjerë mburren me parfumet e firmave prestigjioze, të ardhura nga përtej perëndimit, ndonjë grua deputeti me çantat e shumta të garderobës së saj të pashoqe, Louis Vouiton, Channel, Gucci, Armani Jeans etj. Sikur të ishin të gjitha këto që përcjellin vlerat njerëzore, intelektuale, kulturore dhe humane të individit. Por stop, ka ardhur koha ti them stop të gjitha gjërave joshëse në fasada. Ti themi stop,të gjithë njerëzve mediokër dhe hipokritë që na rrethojnë çdo ditë rreth vetes, që duan medoemos të na fusin në valle, për ta kërcyer brenda rrethit vicioz, rreth në të cilin ato e kanë krijuar me aftësi zgjeruese. Është koha e përkrahjes së njerëzve të cilët vlejnë,dhe vlerësimi duhet ti shkoj Qazim Gapit, familjarëve të tij e të tjerëve që kanë preferuar të sakrifikojnë shumë nga vetja. Ndoshta vlerësimi i merituar për këta njerëz është thjesht çështje kohe, një proces që është në vazhdimësi e sipër. Ndoshta duhet të jemi në pritje të diçkaje…duke shpresuar se do të vij…por kur? Është kjo pyetja torturuese e cila na mundon gjithmonë kur jemi duke u mbështetur nën bastunin e pritjes. Ndoshta dikush me potencën e tij ka thyer krahët e bardhë të pegasit, vlerësim.E i mjeri mundohej më kot, të shpejtonte Ndaj megjithëse premtojnë në emër të vlerësimit për dicka ose dikë, ne kuptojmë që vlerësimi nuk ekziston në sytë e disa njerëzve,ose mënyra se si definohet ai, është e përbindshme.
Por kush është Qazimi, ky nismëtar i palodhur i këtij rrugëtimi aspak të lehtë. Atij i dallohet fisnikëria në fytyrë, çdo rrudhë e tij nuk është thjesht aq, një rrudhë e krijuar nga pesha e viteve. Por ato më së shumti janë të krijuara nga hallet e shumta që i kanë rënë si barrë e rëndë, por që ai është mësuar tanimë ti bëj ballë. Ndoshta ai është Sizifi i kohëve të sotme, që tenton me mish e me shpirtsinqeriteti dhe origjinaliteti janë dy nga cilësitë e shumta që ai ka.
Por ndoshta të gjithë ju do të jeni duke pyetur veten, si lindi një fondacion i tillë dhe pse? Duket ndoshta si një histori deri diku e stisur por në fakt ne nuk duhet të tregohemi kaq shumë mosbesues ndaj dikujt që ka marrë një nismë personale por duke pasur një lloj mbështetje të suksesshme nga personat që kanë besuar realisht tek ai, tek vlerat dhe puna mbi të gjitha duke qenë ajo dëshmitarja më e mirë e gjërave që ne bëjmë
Në momentin që dikush ulet në tavolinë dhe ka kureshtje të mësoj pse jo nga goja e vet Qazimit për këtë ide bamirësie, ai tregon thuajse i mallëngjyer që ka pasur një forcë hyjnore, diçka e mbinatyrshme kombinuar me diçka mistike e teologjike. Kanë qenë të gjithë këto faktor të sipërpërmendur që kanë bërë që vajza ime Hatixhia, në moshën 30 muajshe të flasë për 4 orë rresht arabisht-tregon bamirësi zemërgjërë duke ju lexuar nostalgjia në sy. Pas këtij paralajmërimi të hyjnizuar Qazimi të gjitha paratë e grumbulluara nga tregtia e peshkut në atë kohë i vë në funksion të njerëzve të varfër, fëmijëve jetim dhe target grupeve të tjera në nevojë,duke përcaktuar në këtë lloj forme edhe personazhet e kësaj historie. Rrugëtimit të gjatë me shkurre dhe pengesa të pafundme ju shtuan gjithashtu edhe njerëzit abuzues e keqbërës, që luftojnë të mirën me çdo kusht. Por si mund të luftohet mirësia kur ajo është injektuar në kupën qiellore të shpirtit dhe mbretëron aty e qetë pa e prishur kurrë toruan, edhe kur këta njerëz e pagëzojnë këtë mirësi të gënjeshtërt e çalamane, ajo nuk e prish qetësinë, sepse ka të drejta legjitime dhe prova që dëshmojnë për pastërtinë e kësaj mirësie. Të jetosh thjesht sot dhe të jesh i tillë, thuajse për shumë persona duket një mision i pamundur. Ne të gjithë e pranojmë se jemi në vrapim të përhershëm në përditshmërinë tonë, dhe na mbetet shumë pak kohë për të kthyer kokën pas e për të parë cfarë bëmë mirë dhe cfarë jo, ku e lënduam tjetrin e ku e falëm, e qindra të kundërta si këto. Ne të gjithë jemi në përpjekje për të njohur veten, kapacitetin tonë, e forcën e brendshme. Në përpjekje për të gjetur ekuilibra edhe midis kohë-hapësirës. Edhe Qazimi ka pasur shpesh vështirësi dhe ndoshta edhe dilema në lidhje me diçka ose dikë, por kjo dilemë kurrë nuk ka konsistuar në faktin nëse bëra mirë që mora këtë mision hyjnor përsipër që ta realizoj apo jopërpjekja e tij e vazhdueshme është për tu lavdëruar. Me shpresën tek vetja dhe tek të tjerët ai ka arritur jo pak, madje ne mund të përmendim rastin më të fundit kur vetëm para pak ditësh, ai duke lënë jashtë parashikimet preferoj ti gëzonte pjesëtarët e familjes Capi, duke kontribuar sadopak në këtë familje të varfër, ku mungonin dhe gjërat më esenciale të një jetese. Ndërkohë që një tjetër aktivitet sot në bashkëpunim me shkollën Ali Demi bëhet sot për fëmijët jetim me rastin e 1 Qershorit, gjithçka nën kujdesin e Fondacionit që vetë ai drejton. Ne të gjithë jemi dëshmitar të listës së nevojave që ka vendi ynë, por jo që të gjithë kontribuojmë në përmirësimin e tyre. Donatorët për fondacionin Amaneti janë të shumtë në numër, ato nuk kanë preferuar asnjëherë ta lënë të vetëm prijësin e tyre, shpirtbamirës. Dhe këto donator që kanë besuar normalisht dhe verbërisht tek ai, numërohen rreth 290 në këto 17 vite të jetëgjatësisë së fondacionit. Simotrat e këtij fondacioni janë të hapura në Itali, Turqi, Gjermani, Belgjik,Kosovë,etj. Ku të gjithë bashkëpunojnë për të njëjtin qëllim bamirës. Vetëm pak ditë më vone ky fondacion ka edhe 17 vjetorin e tij, dhe përkon pikërisht me datën 26 qershor, në atë kohë ku harmonia ka gjetur vend në mjedisin e nxehtë dhe na fton për ta shijuar. Dhe neve ju ftojm