"Zyrtaret shkelin rregullat e qarkullimit"
Artan Cena
Perplasjet e efektiveve te Policise Rrugore me zyrtaret e administrates shteterore kthehen ne nje "molle sherri" per fajtoret e mosmarreveshjeve. Qarkullimi ka kerkuar diten e djeshme publikisht zbatimin e Kodit Rrugor nga zyrtaret, njelloj sikurse edhe drejtuesit e tjere te mjeteve, ndryshe i pret ndeshkimi. Vetem gjate ketij muaji mesohet se jane shenuar te pakten tre konflikte mes rrugoreve dhe punonjesve te administrates, te cilet kane shkelur rregullat e qarkullimit dhe qe kane kontestuar gjobat apo masat e marra. Gjate dites se djeshme, me ane te nje deklarate zyrtare, Drejtoria e Policise Tirane, me ane te Sherbimit te Policise Rrugore, kerkoi "mirekuptimin dhe mbeshtetjen e opinionit publik, duke ftuar te gjithe perdoruesit e rruges, ne ndergjegjesimin e tyre, per te zbatuar me korrektesi normat e sjelljes gjate drejtimit te automjeteve, me synim parandalimin e ngjarjeve aksidentale".
Duke vene ne dukje veshtiresite qe efektivet hasin gjate zbatimit te Kodit Rrugor, zyrtaret e policise paralajmeruan ndeshkimin e secilit prej punonjesve te administrates, qofte edhe me makina qe mbajne targat zyrtare. "Ne kuader te zbatimit te ligjit dhe Kodit Rrugor, kerkojme mirekuptimin edhe te gjithe punonjesve te administrates shteterore, per te zbatuar me perpikmeri dhe tolerance, Kodin Rrugor si dhe aktet e tjera ligjore e nenligjore qe normojne punen e strukturave te Policise se Shtetit", deklaroi Policia e Tiranes. Mesohet se konflikte te ashpra mes rrugoreve dhe zyrtareve qe zoteronin mjete kane qene ato per parkimin, udhetimin, zbatimin e rregullave te qarkullimit dhe rregullat e shpejtesise. Komisariati i Policise Rrugore paralajmeroi dje se tolerance do te ishte "zero" dhe do te ushtroheshin kontrolle ndaj te gjithe drejtuesve dhe mjeteve te tyre. "Qellim eshte normalizimi i trafikut, konstatimin dhe ndeshkimi i kundervajtjeve administrative, ku shpesh here behen shkak per ndodhjen e aksidenteve rrugore, me synim uljen dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale", thuhet ne njoftim. Gjate muajve te fundit, rrugoret e kryeqytetit kane nisur nje aksion per bllokimin e motoreve, duke bere qe te ulet dhe numri i aksidenteve. Por, ka qene perplasja e fundit e tyre me disa zyrtare administrate apo te drejtesise qe, Drejtoria e Policise se Tiranes te paralajmeroje per masa te ashpra dhe respektim te Kodit Rrugor.
Operacioni, karrotrecat hoqen makinat
Pak dite me pare, pa asnje paralajmerim, Policia e Rrugore e Tiranes ka hequr te gjitha automjetet qe kane qene te parkuara ne Bulevardin "4 Shkurti". Shkak per kete aksion te policise ka qene turi i 65-te ciklistik i Shqiperise qe ka startuar ne oren 18:00 me disa xhiro rreth ketij bulevardi. Rreth 80 automjete jane marre nga karrotrecat dhe jane derguar ne piken e grumbullimit ne komisariatin e qarkullimit rrugor ne kryeqytet.