Deshmitari Coli dhe Dokle personat qe moren banesen me qira

Hetimi ne banesen e Fatmir Nukajt u vra Avni Gashi. I penduari Coli rrefeu gjakftohtesine me te cilen vrane Gashin.
Ishte mik i Lulzim Berishes rivalit te Klodian Salit dhe ndaj duhej vrare. Te pakten ky ka qene motivi i dhene gjate deshmise se te penduarit Adriatik Coli lidhur me vrasjen e Avni Gashit ndersa jepte edhe detaje per menyren se si u krye. Por ndonese i pandehuri Dokle ka mohuar gjate gjithe kohes marrjen e baneses me qira deshmitari Fatmir Nukaj e ka identifikuar ate dje ne sallen e gjyqit si nje nder qiramarresit ndersa shtoi se ishin shkembyer disa here me njeri-tjetrin dhe se kishte sjellje te mire. Nuk ka qene i vetmi pasi identifikoi si person te dyte qe banonte ne shtepine e dhene me qira te pandehurin Adriatik Coli te cilin e njihte me emer. Lidhur me kete shtetas deshmitari deklaroi Adriatikun e kam pare pasi erdhi se bashku me familjen ne shtepine qe leshova me qira. Me detaje i pyetur edhe nga organi i akuzes deshmitari tregoi se si ra ne kontakt me te pandehurit per qiradhenien e shtepise si u be dorezimi a ishte takuar me ta gjate kesaj kohe dhe si mori vesh per arrestimin e tyre. Njoftimin per leshimin me qira te shtepise e bera ne gazeten Celesi. Me telefonoi nje vajze me mbiemrin Dokle e cila me tha se donte shtepine me qira per vellane. Ne momentin e dorezimit te shtepise kam pare Adriatikun me familjen dhe disa here jam shkembyer edhe me Indrit Doklen. Gjate periudhes qe kane ndenjur ne shtepine time nuk ka pasur sherre apo shamata nderkohe qe per ardhjen e policise ne banese jam njoftuar nga te tjeret. Nuk dija cfare kishte ndodhur dhe u nisa me vrap. Policia me tha se nuk kishte gje me mua por me personat qe rrinin me qira aty. Ky ka qene kontakti i pare me policine ne ate banese dhe me pas kane ardhur per te bere nje ekspertize ne bodrum disa dite me pas. Hyne dhe une nuk shkova pas tyre. Nuk di cfare gjeten dhe cfare donin aty brenda - perfundoi deshmine Nukaj nderkohe qe identifikimi i te pandehurve te pranishem ne sallen e gjyqit solli reagimin e Dokles dhe avokatit te tij. Me pas deshmitari Nukaj ia ka lene radhen per te deshmuar babait te motrave Jaho i cili tregoi para gjykates gjithcka dinte rreth te bijes dhe marredhenieve te saj me Klodian Saliun.
Vrasja e Avni Gashit
Vrasja e Avni Gashit rrefehet si me gjakftohta e kryer nga grupi i rivalit te Lul Berishes Indrit Dokle. Sipas deshmise se te penduarit Dokle mendonte se Gashi ishte personi qe kishte tradhtuar Klodian Saliun tek Lulzim Berisha dhe per kete gje duhej te vdiste. Ne kete kohe banda kishte nje shtepi tek 21 Dhjetori ne Tirane banesa ne pronesi te shtetasit Fatmir Nukaj. Indriti i telefonoi Avniut dhe i tha qe te vinte tek shtepia jone dhe ai erdhi. Ne ate kohe ne shtepi gjendeshim une Indrit Dokle Kujtim Buna Sardian Sulejmani. Indriti e pyet edhe njehere Avni Gashin per vrasjen e Klodian Saliut dhe Avni Gashi po tregonte ngjarjen ashtu sic e kishte treguar me pare. Ne nje moment Sardian Sulejmani doli nga prapa tij dhe e qelloi me pistolete ne koke. Me pas ne e morem trupin e tij dhe e vendosem ne bagazhin e makines se Indrit Dokles dhe njekohesisht pastruam vendin. Trupin e hodhem afer nje lavazhi anes rruges Tirane - Durres nga rruga e vjeter - ka deklaruar Coli ne deshmine e tij per vrasjen e ndodhur me 13 tetor te vitit 2005.