E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqja kulture

Sot ne mbremje nis ne Akademine e Filmit Marubi Festivali Nderkombetar per te Drejtat e Njeriut

Edhe pse ngjyra e komunizmit eshte e kuqja socializmi i vertete ekzistues ne Gjermanine Lindore e paraqiti vetveten me nuanca te grise. I gjithe vendi u detyrua te vishej me veshje qe ishin njezet vjet mbrapa standardeve perendimore. Si mundet nje sistem politik ti mbijetoje nje mungese shijeje te tille Epohellip historia tregon se nuk i mbijetoi. Regjisori dhe modeli i ish-RDGJ-se Marco Willms niset per nje udhetim ne zemer te skenes se modes kafkiane te RDGJ-se dhe zbulon se cfare ne te vertete beri qe te rrezohej Muri i Berlinit Mungesa e shijes se mire e Partise Socialiste. Gjermanet edhe pse paten komunizmin me te bute se shqiptaret nuk e leshojne lenden e kuqe edhe pas 20 vitesh te renies se Murit te Berlinit duke reflektuar ironine ne filmin Shoqja kulture. Eumlshte produksion gjerman i vitit 2009 bashke me Divorci shqiptar me regji te bullgares Adela Peeva dhe Heshtja te regjisorit tjeter gjerman Ava Lanche hapin mbremjen e pare te Festivalit Nderkombetar te te drejtave te Njeriut qe mbahet per te pestin vit ne Akademine Marubi.

Dialog me tabute si nje perceptim qe vazhdon mbi te drejtat e njeriut modern dhe mbi tabute nga ndalimi refuzimi mosnjohja apo shkelja e ketyre te drejtave ne shoqerite ne zhvillim ndalet edhe ky edicion i festivalit. Ne kete kontekst duket befasuese edhe dokumentari bullgar nje produksion i 2007 me regji te Adela Peeva. Eumlshte Divorc shqiptar nje histori per dashurine dhe ndarjen qe ndodh ne nje bote surreale te viteve 1960 ne Shqiperine komuniste. Nepermjet syve te njerezve te ndryshem qe e kane jetuar kete periudhe filmi tregon historine e nje prej disa mijera familjeve qe u detyruan te ndaheshin nga regjimi totalitar i Enver Hoxhes diktatori i shekullit te 20-te qe qendroi me gjate ne pushtet. Kur me 1961 Shqiperia i prishi marredheniet me Bashkimin Sovjetik burrat shqiptare te martuar me gra te huaja u detyruan nga shteti qe te ndaheshin me grate e tyre te cilat per pasoje u debuan nga vendi. Arsyeja zyrtare ishte gjoja per spiunazh. Jemi te lumtur qe e nisim dialogun e ketij viti me nje te ftuar te shumepritur Adela Peeva - shprehet Cashku ideatori i festivalit. Regjisorja bullgare hap Festivalin Nderkombetar per te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi me dokumentarin e saj Divorc shqiptar i nominuar nga European Film Academiy Award per Best Documentary 2007 Prix Arte. Peeva do te tregoje personalisht per pervojen e realizimit te nje prej filmave me trondites qe eshte bere ndonjehere nga nje autor i huaj per historine e Shqiperise per fatin e grave te huaja qe erdhen ne kete vend prej dashurise dhe jeta e tyre ndryshoi rrjedhe me dhune me 1961.

Ndersa cdo mbremje per gjashte net ne Akademine e Filmit dhe Multimedias Marubi prezantohen 37 filma nga bota qe kane provokuar diskutim per realitetet e vendeve nga vijne po edhe per ato vende ku prezantohen sic eshte rasti i Shqiperise. Festivali Nderkombetar i Filmit per te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi nuk eshte nje festival ku konkurron estetika dhe teknologjia kinematografike por nje festival i angazhuar drejtperdrejte ne aspektet humane ne te drejtat natyrore te cilave shoqeria u ngre barriera - shprehet ideatori i festivalit Kujtim Cashku.

Jane rreth 20 te ftuar nga vendi dhe bota qe behen pjese e nje diskutimi ne realitetin shqiptar te ketyre te drejtave. Ne daten 6 Tetor IHRFFA zhvendoset per disa ore ne burgun 313 ku do te shfaqen filmat Bagatela dhe Womens Courage

Po kete dite nje ekspozite fotografike e komentuar nga Peter Mossop perfaqesues i organizates per te drejtat e njeriut Civil Rights Defenders i njeh te rinjte me te drejtat e privuara nga liria privime qe shfaqen ne forma te ndryshme dhe do te diskutohet mbi to.

Nderkohe ne forumet e datave 7-8-9 Tetor do te diskutohen tematika te cilat lidhen me diskriminimin te drejtat e femijeve median dhe propaganden etj. Ne keto forume do te ofrojne ekspertizen e tyre organizata vendase dhe eksperte nderkombetare si Prof. Theodore S. Orlin - President Nderi i IHRFFA Simon Walker - Keshilltar i UN per te Drejtat e Njeriut si edhe organizatat CRCA LGBT Pro Komiteti Shqiptar i Helsinkit UNICEF Aleanca kunder Diskriminimit te LGBT-ve etj.

Gjithashtu festivali do ti kushtoje vemendje dhe diskutimit me te rinjte per lirite dhe te drejtat e tyre. Festivali Nderkombetar i Filmit per te Drejtat e Njeriut fton ne forumet e datave 6-9 Tetor 120 nxenes te shkollave te mesme nga 8 shkolla publike te Tiranes.

Dilema per te besuar ose jo tek te drejtat e njeriut

Kujtim Cashku

Dilema per te besuar ose jo tek te drejtat e njeriut qendron pezull mbi koken e cdo individi ne cdo skaj te botes ku fantazma pushtetesh te dukshme apo te padukshme shfaqen dhe roberojne cdo dite jeten e perditshme te njerezve.

Njesimi i ketyre fantazmave me shtetin ligjor dhe ate te se drejtes ka kompromentuar rende principet e deklarates universale te te drejtave te njeriut ne nje sere vendesh te botes. Krimet jo rrallehere kane pamje shteterore. Ato kryhet nga individe qe vetidentifikohen me shtetin ne emer te pushteteve ekzekutive gjyqesore legjislative apo mediatike qe ata ushtrojne.

Keta individe pushtet te vetem te tyre kane parane. Tendenca e tyre per te shuar besueshmerine tek te drejtat e njeriut dhe tek institucionet nderkombetare qe i mbrojne ato po mbyll cdo perspektive qe njeriu te besoj tek e ardhmja e tij. Si pasoje e deziluzionit keta individe apo grupe shoqerore te deziluzionuar gjejne si strehe shpetimi te tyren fundamentalizmin racizmin fashizmin nacionalizmin e terrorizmin te cilat me pas kthehen ne fenomene vdekjeprurese dhe per ata vete.

Sot shtypja eshte bere bipolare klienteliste me hierarkine lokale apo boterore te tipit Big Brother. Filmat qe do shohim ne kete festival jane perzgjedhur nga e gjithe bota. Ato sjellin tablo rreqethese regjimesh totalitare e post-totalitare. Keto regjime ne emer te marrjes apo ruajtjes se pushteteve kane ngritur armatat te tyre shtypese duke e detyruar njeriun qe ne emer te mbijeteses te pranoje skllaverimin e vet.

Rrjete te fuqishme perpunimi e shpelarje truri jane ngritur ne mbare boten duke pushtuar cdo skute te shpirtit dhe mendjes se individit. Fytyra e krimit nuk jane me gangsteret e rruges por individe te veshur me pushtet qe dine ta blejne e ta shesin pushtetin sipas rregullave sekrete te Big Brother. Kjo gje ka bere qe pushtetet ne vend qe te jene te ndara e te balancuar ata jane njesuar me njeri-tjetrin. Filmat qe kemi zgjedhur reflektojne fenomene te ngjashme ne pjese te ndryshme te botes. Ne to pasqyrohen paradokset e mungeses se informacionit nga njera ane dhe superprodhimit te informacionit nga ana tjeter. Kontrolli i dhimbjeve dhe i kenaqesive te cdo individi ku pikenisja e pikemberritja eshte shkaterrimi nga urrejtja dhe nga kenaqesia efemere e te jetuarit.

Dashuria agresive ndaj teknologjise cmemorizimi i ethshem zhveshja nga cdo ndergjegje e ndjeshmerie reflektive materializimi ekstrem i individit e kane zhveshur ate nga cdo ndjesie humane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›