De Maria Restaurimet shteti nuk duket

Universiteti i Bolonjes ben bilancin e rezultateve arkeologjike nga 10 vjet germime me ne Finiq Apoloni Durres. Profesor Sandro De Maria thekson se kjo trashegimi duhet mbrojtur nga shteti
Departamenti i Arkeologjise ne Universitetin e Bolonjes organizon sot konferencen me teme Kerkimet e Misioneve Arkeologjike ne Shqiperi qe perkon me 10-vjetorin e bashkepunimit mes ketij Universiteti dhe Institutit Arkeologjik ne Shqiperi ne fushen e kerkimeve arkeologjike.
Referojne drejtoresha e Institutit Arkeologjik Shpresa Gjongecaj mbi Kerkimet arkeologjike ne Shqiperi nga Luigi Ugolini e deri me sot zv/kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise Myzafer Korkuti mbi Projektin Finiqi dhe rendesia e tij per arkeologjine shqiptare studiuesi Vasil Bereti e te tjere studiues arkeologe qe kane marre pjese ne disa projekte germimesh ne Shqiperi.
Permendim ketu studiuesin e Universitetit te Lionit Jean-Luc Lamboley qe ne fushaten e germimeve ne Apoloni kete vere arriti rezultate te rendesishme. Ai vjen ne konference per ti paraqitur ato.
Sara Santoro studiuese e Universitetit te Chieti-t Pescara permbledh rezultatet e kerkimeve italo-shqiptare ne Durres nga viti 2001-2010 dhe studiuesi Brian Ayers krijon nje panorame te pergjithshme te kerkimeve ne Butrint.
Konferenca drejtohet nga profesori i Arkeologjise Klasike ne Universitetin e Bolonjes Sandro De Maria qe prej dhjete vitesh drejton kerkimet arkeologjike ne Finiq. Aty prezantohen kerkimet arkeologjike te zhvilluara keto dhjete vjet ne kete qender te rendesishme te lashtesise ne skajin jugor te vendit ku veprojne misione te huaja arkeologjike nga Anglia Franca Zvicra etj.
Germimet e ketyre dhjete viteve ne Finiq kane rritur ndjeshem njohjen e qytetit antik dhe te gjithe anes jugore te vendit. Ka pasur shume vende te germuara ne kohen e germimeve te para te bera nga Luigi Ugolini 1926-1927 dhe atyre te pasluftes se Dyte Boterore nga arkeologet shqiptare ku nuk duhet te harrojme pa permendur Dhimosten Budinen ne kohen e te cileve jane zbuluar tempulli helen dhe bazilika paleokristiane teatri muret shtepite helene dhe romake nje pjese e nekropolit.
Akoma mbetet shume per te bere dhe mbi te gjitha per ti ruajtur konservuar dhe vleresuar ato germime pohon per Shekullin De Maria.
Keto kohe Misioni italian ne Finiq zbuloi 6 ndenjeset e para prej guri te shkallares se qytetit antik. Per arkeologun italian ky teater i vendosur ndane kodres dhe prane liqenit te Butrintit dhe ishullit te Korfuzit me i madhi i Epirit te Jugut eshte nje vlere e rralle e trashegimise kulturore.
De Maria tregon se jane germuar pjeset e konservuara te monumentit por duhet bere edhe restaurimi i plote i tij. Profesori i meshon perkujdesjes qe duhet treguar karshi objekteve te trashegimise kulturore. Nuk ka rendesi vetem ti nxjerrim ne drite ato por te dime ti ruajme.
Duhet qe Shqiperia te impenjohet me kembengulje ne programet e restaurimit dhe vleresimit te trashegimise arkeologjike qe eshte nje vlere e madhe e vendit tuaj
dhe nje nga me te qendrueshmet e me te rendesishmet e te gjithe Mesdheut pohon De Maria me bindjen se kjo mbeshtetje duhet te sigurohet nga shteti.
Ky ka qene nje prioritet i Misionit Italian te Kerkimeve Arkeologjike i cili qysh ne fillim ka bere nderhyrje restauruese ne objekte dhe ka trajnuar te rinj ne fushen e restaurimit.
Per dy vjet 2007-2009 funksionoi edhe shkolla e Restaurimit Arkeologjik ku jane formuar studente te sapodiplomuar e studiues te rinj.
Profesori i Universitetit te Bolonjes garanton qe germimet do te vazhdojne dhe nuk do synohet vetem Finiqi po dhe territori perreth dhe se arkeologjia italiane mund te vazhdoje te jape kontributin e saj si ne kohen e Luigi Ugolinit.