E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrate apo rroga

Projektligji Per Artin dhe Kulturen hap ceshtjen e vjeter si do te punojne artistet e artit skenik me rroga apo kontrate pune


Kontradiktat e ligjit te ri dhe gatishmeria e forcave politike ne Komisionin per Edukimin ka ardhur koha te behet ajo qe mendohej ne vitin 2000


Cila do te jete e ardhmja e institucioneve te artit skenik


Diskutimi nen per nen i Projektligjit Per Artin dhe Kulturen u ndal ne ceshtjen me rendesi per institucionet qendrore publike te artit skenik. Loja u hap nga fjala audicion te cilen deputetja Luiza Xhuvani e nxori nga neni 6 i ligjit.


Ajo u tha anetareve te Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik se kjo fjale paraqet nje situate virtuale qe bie ndesh me gjendjen aktuale te Teatrit Kombetar. TK bashke me Teatrin e Operes dhe Baletit perbejne armaten e artisteve rrogetare.


Aty ka njerez qe japin maksimumin ka qe nuk e ndjejne kete nevoje sepse skane motiv ka qe nuk i shohin dritat e skenes per nje kohe te gjate ose si shohin fare. Keta te fundit perbejne zonen vegjetuese. Shteti per ta eshte azili asistenca sociale.


Neni 6 ku percaktohet statusi i institucioneve publike qendrore te artit dhe kultures thote se me qellim ruajtjen e nivelit artistik te trupes se artisteve ne institucionet e artit duhet te zhvillojne audicione njehere ne dy vjet.


Audicionet po ndodhin keto vite ne TOB vetem per te rinjte. Rolet ndahen sipas shijes se regjisorit qe megjithate eshte i kushtezuar te zgjedhe ne mesin e atyre qe jane te organikes se teatrit.


Ne TK ndodh e njejta gje. Artisti i organikes merr rroge mujore plus shperblimin per cdo angazhim ne projektet sezonale. Artisti qe nuk eshte i organikes merr vetem honorarin.
Ligji Per Teatrin i vitit 2000 i hartuar nga te majtet nuk u zbatua per shkak te kundershtimit ne mase me demonstrata ne rruge dhe greva urie nga artistet e dy teatrove qendrore.


Ky ligj e kthente teatrin ne kompani te pavarur qe njihte vetem formen kontraktuale te punesimit dhe jo trupen permanente.


Dhjete vjet me vone Projektligji qe ka per qellim te rregulloje te njejta fusha dhe problematika nuk flet me gjuhe te qarte.


Projektligjit i mungon fjala kontrate nje forme punesimi qe do te perbente reformen e vertete ne Teater ku organika fryhet ne menyre te cuditshme me aktore rrogetare qe i emeron nje drejtor sipas shijes ose influences politike. Kjo eshte pjesa me e rendesishme e ligjit tha Xhuvani.


Me perjashtim te perfaqesuesve te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve qe kane hartuar projektligjin shqetesimi i Xhuvanit gjeti miratimin e te gjithe deputeteve te pozites perfaqesues ne Komisionin per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Specialistet e MTKRS thane kujdes po kthehemi dhjete vjet prapa te nje ligj qe nuk u zbatua kurre.


Nuk ishim gati atehere shtoi deputetja Rajmonda Bulku. Ne po mundohemi te bejme per artistet po ngrihet Teatri i Komedise Cirku po merr status kombetar por duhet kuptuar se nuk mund te vazhdohet me me emerime. A jemi gati per nje forme radikale pyet aktorja dhe argumenton se ka vite qe po funksionon kontrata eshte provuar se funksionon.


Ne pak vite te tjere ne do te shkojme drejt nje sistemi punesimi ku njerezit vleresohen per punen qe bejne. Nuk mund ta fsheh se kam frike per kete gje por duhet mbeshtetur ky sistem duke marre parasysh pasojat dhe statusin ekonomik e social te artistit te arteve skenike.


Askush nuk e permend se cfare ndodh me trupat kombetare nese njihet ne ligj sistemi i punesimit me kontrate.


Deputeti Ismail Hoxha gjithashtu tha smund te kete aktore me dy standarde.


Nderkohe qe Neni 13 i Projektligjit Per Artin dhe Kulturen ku trajtohen Marredheniet juridike te punes thote Marredheniet juridike te punes ne institucionin publik qendror te artit dhe te kultures rregullohen me Kodin e Punes te Republikes se Shqiperise dhe me statutin e rregulloren e brendshme te institucionit. Keshtu qe ky nen bie ne konflikt me nenin 6. Kodi i Punes nuk njeh kontratat e konkurrences.


Kodi i garanton artistet e punesuar te institucioneve qe te vazhdojne te marrin rrogen. Nga ana tjeter artistet rrogetare i mbrojne sindikatat me kontratat kolektive te punes.


Krahu sindikalist ka dale kunder cdo ideje punesimi me kontrate individuale ide qe eshte mbrojtur nga krahu me kreativ i arteve skenike regjisore po edhe aktore qe skane frike te matin forcat ne nje forme tjeter te tregut te punes.


Diskutimi i ketyre dy neneve te projektligjit eshte lene te diskutohet ne nje faze tjeter. Koha eshte e shkurter. Projektligji mendohet te kaloje ne seance plenare me 18 nentor. Deputetet e lene pezull ceshtjen do te vazhdoje shteti te bejne politike sociale apo do nxise konkurrencen.


Pranohet edhe Teatri i Komedise


Neni per perkufizimin e institucioneve qendrore dhe vendore shteterore hapi diskutim vetem ne emertimin e Teatrit Kombetar te Komedise. Perseri ishte Xhuvani qe mbajti qendrim kritik Cili do te jete funksioni i ketij teatri pyet aktorja deputete e Partise Socialiste.


Edhe Teatri Kombetar e ka ne repertor komedine mjaftueshem madje dhe niveli le per te deshiruar thote ajo. Nese pas emrit Teater i Komedise fshihet nje teater i estrades se dikurshme qe i sherbente filozofise se masave te diktatures atehere them se ka per te qene nje deshtim.


Deputetit te PS-se Fatmir Toci i duket ka kuptim statusi i mevetesishem qe i jepet nje zhanri te teatrit. Perse i duhet dhene nje status kombetar Le te jete ne nivel vendor se ndryshe do na qeshin njerezit. Toci votoi kunder.


Specialistet e MTKRS thane se ky emertim iu ishte dukur me i mire se me te identifikohet nje zhaner i artit i rrezikuar vertet ne tranzicion.


Ne kete pike ata qe do te argumentonin me qetesi dhe kthjelltesi per domosdoshmerine e reformes se punesimi ne teatrot mbrojten kauzen e kryeministrit Berisha te cilit i njihet taksirati per nje Teater Komedie.


Deputete te se djathtes thane se komedia eshte pjese serioze e artit se ne Teatrin e Komedise sdo te shkosh te qash. Po kemi nga bota edhe shembuj te mire si Komedia Molier ne Paris


Xhuvani beri perpjekjen e fundit. Tha se konsulentet qe ka shfrytezuar Ministria per Teatrin e Komedise Mihal Luarasi Bujar Kapexhiu Bashkim Hoxha dhe Sulejman Dibra nuk mund te jene kompetente deri ne kete pike.
Por me shumice votash Teatri Kombetar i Komedise u njoh.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›