E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitari: Muja vrau Antonin

Pronarin e Rokshpedit e ka vrarë punëtori i tij Mujo Sefa, bashkëkombasi nga Kosova i cili me thikë lëndoi edhe shqiptarin tjetër Arif Shalaj, ka thënë Nikollë Plumaj i punësuar në Rokshped

"Ne atje kemi punuar transport me kamionë për UN dhe organizata joqeveritare nga Kenia për në Sudanin jugor. Muja i ka letrat e UN dhe ai i ka përgatitur të gjitha dokumetet e nevojshme për shitjet, importin dhe eksportin ", thotë Plumaj.

Ai tha se për vrasjen mesoi nga kolegu i tij Enver Ademaj rreth orës tetë të mëngjesit.

"Si duket Muja i ka thënë Ademaj, para se të del nga dhoma qe ta thërrase Antonin"... Antoni ka ardhur me Arif Shalaj dhe kanë hyrë në dhomën e Mujës.

Kur kanë hyrë në dhomë Antoni e ka pas telefonin në dorë dhe çelësat e “Landroverit” të tij, dicka e ka shikuar telefonin. Kur ka dashur të ulet në një ulëse vetëm se e kam dëgjua krismën e revoles dhe e kam pare Antoni e vrarë në vend, me plumbin e parë", tha Plumaj.

Ai tha se Muja e la pastaj revolen në tavolinë dhe Shala pastaj iu drejtua duke i thënë çka po bën për hir te zotit, si e vrave Antonin, pastaj Muja e nxori nga xhepi një thikë dhe e theri 4 herë Arif Shalën.

Shalës i humbi vetëdija dhe Muja doli nga aty dhe filloi të vrapojë ka baza e UN për t’u arratisur.

Plumaj tha se Mujen e kanë arrestuar policia e Sudanit dhe ushtria ne bazën e UN dhe se ai tash ndodhet I burgosur dhe pret fillimin e gjykimi.

Stanaj në Sudan kishte kompani për prodhimin e duhanit, ndërsa aty u vendos pasi Gjykata e Qarkut në Beograd dy vjet më parë e dënoi me burgim dhe një gjobë prej 100 mijë eurove, nën akuzën e kontrabandës së cigareve në rajon. Stanaj, megjithatë, është liruar me kaucion prej 400 mijë eurove.

Firma e tij në Podgoridcë, Roksped, merret me shitjen e duhanit dhe veturave. Kjo firmë ishte distributor i autorizuar për shitjen dhe servisin e veturave Volkswagen dhe Audi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›