Abas: Bisedimet me Izraelin të rifillojnë këtë vit

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas tha që shpreson se bisedimet paqësore me Izraelin do të rifillojnë këtë vit, por, sipas tij, gjasat për vazhdim të këtyre bisedimeve nuk janë të mëdha.
Këto komente ai i bëri sot në Moskë, gjatë takimit me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, i cili i tha Abasit se Rusia do të bëjë çdo gjë të mundur që të rifillojnë bisedimet paqësore.
Bisedimet për paqe ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve janë ndërprerë në vitin 2010, për shkak të vërejtjeve të palestinezëve për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në tokën e okupuar palestineze, të cilën palestinezët thonë se e dëshirojnë për shtetin e tyre të ardhshëm./Indeksonline/