E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalon projekt ligji që njeh statusin e viktimave të dhunës gjatë luftës

Është miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjarët e tyre.

Me vetëm tri vota më shumë, u miratua në Kuvendin e Kosovës projekt-ligji i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje! për të njohur për herë të parë ligjërisht statusin e personave të përdhunuar gjatë luftës me Serbinë nga forcat paramilitare dhe ushtarake, për t'i dhënë atyre edhe kompensimin moral dhe financiar.

“Arsyeja se pse kemi iniciuar plotësim ndryshimin e ligjit aktual dhe jo hartimin e një ligji të veçantë, është për shkak se kjo është kërkesë e vetë kësaj kategorie. Ata janë produkt i luftës sikurse kategoritë tjera dhe nuk duan trajtim të veçantë nga ta, gjë që do bënte që këta persona edhe më tej të jenë të stigmatizuar nga shoqëria”, kishte thënë deputetja e LVV-së Albana Gashi gjatë prezantimit.

Pro këtij projekt ligji ishin 33 deputetë kurse kundër 29.

Kundërshtimet kishin të bënin me arsyet financiare. Deputeti Shaip Muja rekomandoi që grave të dhunuara t’u bëhet ekspertizë.

Me 21 mars të vitit 2000, organizata joqeveritare humanitare amerikane Human Rights Ëatch ka publikuar një raport 37 faqesh, ku janë përshkruar rastet e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe ka dhënë shifrën prej 20 mijë personave që janë dhunuar gjatë kësaj periudhe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›