Deshmitari ben shurdhmemecin ne gjykate Nuk di gje per Gerdecin
Nje nga deshmitaret VIP ne procesin gjyqesor te Gerdecit Rrahman Selmanllari ka bere dje shurdhmemecin ne Gjykaten e Tiranes duke mohuar te kete lidhje me Mihal Delijorgjin dhe Ylli Pinarin. I marre ne cilesine e deshmitarit nga organi i akuzes per nje faks te kompanise amerikane SAC dhe marrjen e nje arke municioni nga kompania MEICO Selmanllari i emocionuar dhe tensionuar para trupes gjykuese ka deklaruar se keta shtetas i njeh ne kafe dhe si tiranas pasi nuk ka asnje lidhje me ta. Krejt e kunderta vertetohet nga akuza dhe QKR-ja te cilat faktojne nje marreveshje bashkepunimi midis Delijorgjit dhe Selmanllarit. Ne lidhje me procesin gjyqesor biznesmeni i ndertimit miku i djalit te Kryeministrit Berisha nuk zbardhi asnje nga objektet per te cilat ishte thirrur gjate deshmise 10- minuteshe. Ai u pyet nga prokurori Altin Dumani. Te shtate pyetjeve te bera nga prokurori Dumani biznesmeni 37-vjecar iu pergjigj duke mohuar dijenine per Gerdecin apo lidhjet me kompanine amerikane SAC. Deshmia e Rrahman Selmanllarit u ndoq nga avokati i tij mbrojtes Genc Gjokutaj.
Zoti deshmitar a e njihni te pandehurin Mihal Delijorgji
E njoh nga vendet publike qe kemi frekuentuar nga disa kafene.
A e njihni te pandehurin Ylli Pinari
E njoh si tiranas.
Po shtetasin Patrik Henri administrator i kompanise SAC
Nuk e njoh dhe nuk kam dijeni per kete kompani.
Ne disa dokumente zoti deshmitar te sekuestruara gjate hetimeve paraprake ndodhet numri i pasaportes suaj ku autorizohet nga kompania SAC te kryente veprime ne emer te saj...
Nuk kam dijeni nuk e mbaj mend nje gje te tille.
Lidhur me procesin e demontimit ne Gerdec a keni degjuar nese po a keni pasur angazhime
Nuk kam pasur angazhime nuk kam qene ne dijeni te procesit te demontimit ne Gerdec skam degjuar fare.
Shtetasi Patrik Henri iu autorizonte juve me kete dokument qe mban numrin e pasaportes suaj dhe te firmosur per fabriken e demontimit ne Gerdec. Cfare keni ju per te thene per kete fakt. Dokumenti i perket prillit 2007 per te lidhur nje kontrate mes Ministrise se Mbrojtjes per marrjen me qira te tokes ne Gerdec
Sme kujtohet gje une nuk di gje. Skam lidhje fare.
Gjate keqyrjes se zyres se Spiro Sales ish-perfaqesues i kompanise MEICO eshte gjetur ky procesverbal qe mban daten 15 maj 2007 me ane te te cilit dokumentohet marrja nga ana juaj si perfaqesues i SAC i tri arkave me fisheke per qellime demontimi
Skam dijeni nuk kam terhequr municione asnjehere as si person fizik dhe as si perfaqesues i SAC.