E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet vakante pengojne proceset gjyqesore

Kryegjyqtarja Becaj apel Topit dhe Topallit Mungojne edhe tre gjyqtare

Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj i ben apel Presidentit te Republikes dhe Kuvendit te Shqiperise per ti kushtuar vemendjen e duhur e gjetjen e mirekuptimit parimor per plotesimin e vendeve vakante te krijuara qe prej 2 majit 2009 e ne vazhdim ne Gjykaten e Larte. Ky eshte nje detyrim kushtetues qe duhet plotesuar me pergjegjesi e ne kohen e duhur me qellim mirefunksionimin e detyres sone permbushjen e misionit per gjykim te drejte e te shpejte tha dje Becaj gjate betimit te anetarit me te ri te Gjykates Supreme Medi Bici i cili kaloi pengesat politike per tiu bashkuar trupes gjyqesore. Gjyqtari Bici filloi dje mandatin e tij 9ndashvjecar ne plotesim te vendeve vakante te krijuara pas mbarimit te mandatit te gjyqtareve Perikli Zaharia Evgjeni Sinoimeri Irma Bala dhe daljes ne pension nga gjyqtari Spiro Spiro.

Ne ndiejme kenaqesi sepse ne trupen gjyqesore se bashku me ne u bashkua dhe gjyqtari Medi Bici. Por qe Gjykata e Larte te funksionoje me perberje te plote duhet te emerohen edhe tre gjyqtare tha Becaj duke shtuar se perzgjedhja e kandidaturave dhe vendimmarrja per emerimin e gjyqtareve te Gjykates se Larte kerkon angazhim serioz e pergjegjesi te larte. Kryegjyqtarja tha se rastet e perseritura qe kjo gjykate lihet me vende vakante per nje kohe te gjate na detyrojne te ngreme zerin qe kjo situate e krijuar te mos zgjase shume dhe te mos verehen raste te tilla ne te ardhmen. Ngarkesa ne ceshtjet ne Gjykaten e Larte eshte e madhe dhe ato shtohen nga njeri vit ne tjetrin. Mosfunksionimi me trupe te plote objektivisht ka sjelle zgjatjen e kohes per perfundimin e gjykimit te ceshtjeve dhe mosfunksionimin e Kolegjeve te Bashkuara per unifikimin e praktikes gjyqesore u shpreh Becaj.

Duke i uruar mireseardhjen gjyqtarit Bici kryetarja e Gjykates se Larte tha se trupa gjyqesore do te punoje per te permiresuar me tej funksionimin e pushtetit gjyqesor e per rritjen e standardeve te dhenies se drejtesise sipas parametrave te vendeve te BE. Ne mbyllje te fjales deshiroj ti uroj edhe nje here pune te mbare gjyqtarit te ri dhe shpreh bindjen se me pune te palodhur e mendje te kthjellet do te bejme qe Gjykata e Larte te vleresohet kurdohere si nje institucion me autoritet integritet te larte moral e profesional tha Becaj duke rikujtuar qe politika duhet te pershpejtoje procedurat per plotesimin e vendeve vakante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›