E Shtunë, 31 Tetor 2026

ifti shqiptar krijoi firme piramidale ne Greqi

Policia greke zbulon nje skeme mashtrimi ne Patras. Denoncuesi nje biznesmen

Shfrytezuan situaten ne vendin fqinj per te ngritur nje skeme piramidale por aktiviteti i tyre ka marre fund dy dite me pare kur policia i vuri ne pranga. Mediat greke raportojne se nje cift shqiptar burre e grua perkatesisht 35 dhe 34 vjec jane paraqitur dje para gjykatesve te Patras te cilet dhane si mase sigurie qendrimin e dy te dyshuarve prapa hekurave deri ne perfundimin e hetimeve.

Shqiptaret jepnin para me perqindje per te cilat kerkonin nje shperblim goxha te majme duke shkelur keshtu ligjet e nje shteti te konsoliduar. Burre e grua donin te sfidonin autoritetet greke te cilat kane rene ne gjurme te aktivitetit fale denoncimeve te disa huamarresve.

Policia e vendit fqinj e ka denoncuar rastin ne fjale si precedent te rrezikshem me pasoja per qytetaret. Ata e kane zbuluar ne kohe aktivitetin e paligjshem qe duket se ka lulezuar ne kete periudhe te veshtire per ekonomine greke dhe nevojen e rimekembjes se bizneseve pronaret e te cileve bejne cdo sakrifice per te mos e humbur pra cuar drejt falimentimit aktivitetin e tyre.

Sipas mediave greke te cilat u referohen burimeve policore ishin denoncimet e disa personave ato qe i orientuan ekspertet drejt zbulimit te aktivitetit te paligjshem te ciftit shqiptar. Denoncues i pare kishte qene nje biznesmen 45-vjecar grek i cili kishte deklaruar se u kishte marre shqiptareve plot 55 mije euro te cilat i kishte perdorur per mekembjen e biznesit te tij por ata i kishin kerkuar nje interes 5 per qind ne muaj plot 60 per qind ne vit qe ai i paguante rregullisht. Madje biznesmeni i ka kthyer pervec detyrimit edhe 14 mije euro me shume huadhenesve. Biznesmeni grek nuk ka mundur ta likuidonte pjesen e mbetur shqiptareve per shkak te renies se te ardhurave nga biznesi ndaj dhe u detyrua ti drejtohej policise per ndihme. Pervec tij ne dyert e hetuesve te krimit ekonomik te policise se Patras trokiten edhe te tjere persona per te njejtit problem. Kjo u ka mjaftuar agjenteve me uniforme qe te vene ne pranga ciftin shqiptar nen akuzen e vjedhjes me ane te mashtrimit dhe krijimin e skemes piramidale te ngjashme me ato te Shqiperise ne vitet 1995-1997.

Shqiptaret nuk pranuan per asnje moment se e kishin mashtruar biznesmenin e madje ata i thane policise se kjo kishte qene nje kontrate e lidhur mes tyre dhe 45-vjecarit grek qe ua lejonte nje gje te tille dhe se nuk e dinin qe ligjerisht ky veprim ishte i gabuar.

Dje burre e grua u paraqiten para togave te zeza ne Gjykaten e Patras te cilet vendosen te jepnin burg pa afat per shqiptaret qe drejtuan piramiden e paster financiare. Ata do te qendrojne ne qeli deri ne perfundimin e hetimeve. Policia greke po heton aktivitetin e ciftit shqiptar per te identifikuar edhe persona te tjere qe kane qene pjese e grupit te dyshuar per aktivitet te jashteligjshem financiar. Ekspertet kane marre deshmite e disa personave qe mendohet te jene viktima te huadhenies se shqiptareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›