E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një servis makinash në Kombinat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm një servis makinash në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Mësohet se nga zjarri janë djegur 4 makina të vjetra të cilat nuk ishin në gjendje pune ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrëfikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në servis ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›