E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmite e Trashegimise do te merren tek noteret

Me ndryshimet e reja të legjislacionit civil, Dëshmia e Trashëgimisë do të lëshohet vetëm nga noterët dhe jo Gjykata…
Këto ndryshime, edhe pse kanë hyrë në fuqi me datë 1 shtator, noterët vetëm të mërkurën do të nisin të lëshojnë dëshmit e trashëgimisë…

Çdo qytetar do të pajiset nga noteri me dëshmi trashëgimie vetëm në rastet kur paraqet para kësaj zyre dokumentet e nevojshme dhe duke plotësuar një kërkesë të përpiluar nga Dhoma Kombëtare e Noterisë për të evituar sorollatjet e qytetarëve…

Sipas Sadushit, për të lëshuar një dëshmi trashëgimie, noteri do të akses në regjistrin e gjendjes civile për të vërtetuar çertifikatat, në regjistrin kombëtar të dëshmisve të trashëgimisë për të evituar dublimin e dëshmive. Gjithashtu, noterët do të verifikojnë edhe në arkivën e noterisë në Shqipërisë, për të parë nëse familja që kërkon dëshminë e trashëgimisë, ka ndonjë testament të mbyllur nga trashëgimlënësit. Sipas Sadushit, e gjithë kjo procedurë do të zgjas 5 ditë dhe qytetari do të pajiset me dëshmin e trashëgimisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›