E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetar Petrit Vasilin

Energjine e saj pozitive LSI do ta percjelle ne Kuvend dhe ne qeverisje. Kjo eshte deklarata qe beri kreu i LSI Ilir Meta ne mbledhjen e pare te grupit parlametar te kesaj force politike.

Duke e cilesuar mandatet e LSI pervecse si mbeshtetje popullore edhe si nje kompensim i mandateve te vjedhura ne zgjedhjet e meparshme, Ilir Meta tha se shume integriteti i deputeteve eshte shume me i rendesishem se numrat.

Nderkohe per Meten njeri prej treguesve te unitetit te maxhorances se re eshte deputeti Spartak Braho, tashme pjese e grupit socialist.

Grupi parlamentar i LSI e ka vijuar mbledhjen pa pranine e mediave ku dhe eshte zgjedhur kryetari i grupit, ai do te jete deputeti Petrit Vasili.      
      

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›