E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmojnë në prokurori deputetët e PS-së

Prokuroria e Tiranës vijon marrjen e dëshmive te personave qe kane dijeni për ngjarjen e 21 janarit, ku humben jetën 4 persona dhe u plagosen disa te tjerë. Mëngjesin e te premtes ne organin e akuzës janë paraqitur dy deputetët e Partisë Socialiste Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi, e pas tyre edhe deputeti Besnik Bare si dhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën Pjerin Ndreu. Pas daljes nga prokuroria përfaqësuesit e selisë roze kane deklaruar se janë vene ne dispozicion te drejtësisë për te dhënë ndihmën e tyre ne zbardhjen e te vërtetës Prej ditësh, prokurorët dhe oficeret e policisë gjyqësore nën asistencën teknike të ekspertëve dhe një prokurori të Byrosë Federale të hetimeve, po hetojnë për të hedhur dritë mbi demonstratën e 21 janarit. Për këtë ngjarje prokuroria ka arrestuar edhe dy zyrtare te larte te gardës se republikës

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?dL5iyyOCXZ8","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›