E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e binjakeve: Vazhdoni kërkimet

?Unë do te vdes i fundit, tashme kam vrare vogëlushet e mia. Nuk vuajtën dhe tani pushojnë ne një vend te qete.? Janë këto fjalët e përdorura nga Matias Schepp, babai i dy binjakeve te zhdukura, ne letrën qe i drejtohet ish-bashkëshortes se tij, vetëm disa ore përpara se ai te vriste veten. Ndërkaq, Irina Lucidi, i ka kërkuar policisë te vazhdoje kërkimet për vajzat e saj. ?Zemra me thotë qe vogëlushet e mia janë ende gjalle,? shprehet ajo. Pas divorcit, i ati i dy binjakeve, Matias, kërkonte me çdo kusht te merrte kujdestarinë e 6-vjeçareve, Livia dhe Alesia. Fakti qe ai nuk arriti te merrte kujdestarinë e plote te tyre, mund te ketë qene, sipas ish-bashkëshortes, edhe vendimi për këtë vrasje. Ne letrën drejtuar Irines citohet ?Nuk do ti shohësh kurrë me?. Prej kohesh, babai i binjakeve te zhdukura, kishte probleme mendore.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›