E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet gardisti Ahmetcenaj

Lihet i lire komandanti i njësisë speciale te gardës Alfred Ahmetceni. Pas arrestimit te tij ne kuadër te hetimeve për katër vrasjet e 21 janarit, gjykata vendosi qe numri dy i gardës te hetohet ne masën e sigurisë, detyrim për paraqitje. Rreth orës 09:30 te se shtunës Ahmetcenaj është shoqëruar ne Gjykatën e Tiranës, ku do te jepej vlerësimi për masën e sigurisë ndaj tij. Me kërkesën e prokuroreve për ruajtjen e sekretit te hetimeve, gjykatësi i çështjes vendosi zhvillimin me dyer te mbyllura te seancës. Pas gati një ore, gjykata mori vendimin për lirimin e drejtuesit te larte te gardës. Po ndërkohë te tjerë gardiste janë vene ne pranga nga policia e shtetit për vrasjet e 21 Janarit. Mbrëmjen e se premtes 6 gardiste nder ta shefi i shtabit te gardës, Artan Hoxha dhe shefi i njësisë nr 2 operacionale Dashamir Shehu janë marre ne pyetje nga organi i akuzës. E ndërsa mësohet se Shehu dhe Hoxha janë lënë te lire, ne pranga kane rene gardistet Sadik Çela Agron Malaj, Maks Nikolli dhe Gazmend Ahmetaj. Mbi katër gardistet e arrestuar rendon akuza e shpërdorimit te detyrës. Deri tani i akuzuar direkt për vrasjen e Ziver Veizit është majori Agim Llupo.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?chG7WEaGF8","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›