E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtimi i gjykates SHBA Jemi te zhgenjyer

Ambasada amerikane ne Shqiperi permes nje deklarate ka shprehur zhgenjimin e saj per deshtimin ne miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative me 30 shtator te ketij viti. UPDATE

Ne deklarate thuhet se ligji per gjykatat administrative ka qene i nevojshem per uljen e korrupsionit per te permiresuar transparencen ne sistemin gjyqesor per te perforcuar sundimin e ligjit per te rritur besimin e qytetareve ndaj institucioneve shteterore si dhe per afrimin e metejshem te sistemit gjyqesor shqiptar me standartet e kerkuara per integrimin ne BE.

Drafti per kete ligj ka pasur edhe mbeshtetjen e partive politike dhe te biznesit. Mos miratimi i ketij ligji ka bere qe Shqiperia te humbase rreth 16 milione dollare fond i percaktuar ne marreveshjen e Sfides se Mijevjecarit per perberesin e gjykatave administrative.

Ne deklarate citohet gjithashtu qe ky fakt do te ndikoje edhe ne financimet e SHBA-ve ne te ardhmen.

Ne shprehim mirenjohjen tone per masat e marra nga shumica parlamentare per miratimin e ketij ligji ndersa eshte per te ardhur keq qe opozita zgjodhi te mos e votoje ate thuhet ne deklarate.

Rreth nje jave me pare ne Parlament u diskutua projektligji per gjykatat administrative.

Miratimi i tij kerkonte votat e maxhorances dhe opozites te cilet u larguan nga salla duke bere qe miratimi i ketij ligji te deshtoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›