Malmstrom Te hiqen vizat per Shqiperine

Mbeshtes regjimin e lire te vizave per keto dy vende si nje mesazh njerezor per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes. Kjo eshte nje mundesi qe u jepet atyre te njohin vendet e BE ka pohuar Malmstrom.
Komisionerja ka theksuar se dy vendet kane bere progrese duke plotesuar kushtet kryesore.
Ne fushen e drejtesise dy vendet kane bere permiresime te dukshme dhe kane perforcuar edhe sigurine. Natyrisht ne kemi vene re nje pjese te vogel te kushteve qe sjane permbushur. Por tre kushtet e para jane plotesuar ka nenvizuar Malmstrom.
Por ajo ka deklaruar se dy vendet Shqiperia dhe Bosnja duhet te japin garanci se nuk do te kete fluks qytetaresh qe do te kerkojne azil ne vendet e BE.
Malmstrom ka kerkuar nga autoritetet shqiptare dhe boshnjake qe tu sqarojne qytetareve se cfare do te thote heqja e regjimit te vizave.
Eumlshte themelore qe dy vendet te sigurojne se nuk do te kete kerkues azili ne vendet e BE. Eumlshte e rendesishme qe autoritetet tu shpjegojne qytetareve se cdo te thote regjim i liberalizuar i vizave eshte shprehur Malmstrom.
Me tej komisionerja ka vleresuar raportin e eksperteve te BE mbi Shqiperine dhe Bosnjen dhe ka shprehur shpresen e saj qe ne javet e ardhshme te kemi nje konfirmim te ketij raporti rezolutes dhe me pas nje heqje te vizave.