Rrjet i ri per punesimin social

Bashkia e Tiranes ka krijuar nje rrjet per punesimin social ku nepermjet nje marreveshjeje me 8 organizata te rendesishme ne fushen e formimit profesional u kerkohet ketyre te fundit qe te kene ne fokus trainimin dhe punesimin e te rinjve grave me probleme sociale personave me aftesi te kufizuara si dhe kategori te tjera ne nevoje.
Ky rrjet qe ne deshirojme te krijojme ne bashkepunim me keto organizata do te marre jete ne kete qender qe eshte nje nga shembujt me te shkelqyer te perpjekjeve brenda shoqerise per te ngritur ura qe lidhin njerezit ne nevoje dhe njerezit e braktisur permes edukimit dhe punesimi ka deklaruar kryetari i bashkise Edi Rama.
Nepermjet ketij projekti bashkia e Tiranes synon te menjanoje perjashtimin social te ketyre kategorive duke tentuar zbutjen e papunesise dhe efekteve te krizes ekonomike si dhe integrimin e ketyre personave.
Rrjeti i punesimit social do te punoje per ndermjetesimin e punesimit ne punedhenes te tjere publike dhe private.