Dështojnë Esma dhe Vlatko

Këngëtarja rome Esma Rexhepova dhe këngëtari Vlatko Lozanovski, jane bërë cak i kritikave dhe reagimeve të ashpëra nga muzikantët maqedonas si dhe opinioni publik.
Kjo për shkak se përfaqësuesit e Maqedonisë në festivalin evropian të këngës “Eurosong 2013”, kanë dështuar në paraqitjen e tyre në Amsterdam.
Të dy këngëtarët moren pjesë në promovimin e këngës, ku me daljen në skenë Esma kishte harruar tekstin e këngës, transmetojnë mediat shqiptare.
Shteti maqedonas këtë vit do të përfaqësohet me këngën "If I could change the world", kënduar nga Esma dhe Vlatko. /Indeksonline/