E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dita Shqiptare në Londër"

Një veprimtari e larmishme argëtuese, letrare, kulturore, artistike dhe artizanale, do të organizohet në fillim të muajit të ardhshëm në Londër.

“Dita Shqiptare në Londër”, do të mbahet më 5 Maj 2013 në Wimbledon, Londër, organizuar nga SunRay Ultra, në bashkëpunim me Rrjetin Global të Gruas Shqiptare (Albanian Women Network) .

Si pjesë e veprimtarisë do të ketë: konkurs letrar (poezi e prozë), konkurs artistik (këngë, valle, instrumente muzikore), konkurs/ekspozite pikture, ekspozitë dhe konkurs artizanal (punë dore apo mjeshtrie). Gjithashtu do të ketë ekspozita letrare dhe promovime librash. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›