Deshtojne bisedimet SHBA-Kore e Veriut

Dështojnë pas dy ditësh bisedimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut për rifillimin e kërkimit të trupave të rënë amerikanë në vend.
Kryenegociatori amerikan, Stephen Bosworth, deklaroi se takimi në Gjenevë u zhvillua me një frymë pozitive, por të dyja palët kishin diferenca që nuk mund të tejkaloheshin lehtë.
Nga konflikti Korean i viteve 1950-53, i cili i mori jetën më shumë se 40 mijë amerikanëve, mbeten ende edhe 8 mijë trupa të humbura. Propozimi i dërgimit të një grupi kërkuesish u bë vetë nga autoritetet e Penianit, në atë që u interpretua si hapi i parë drejt rifillimit të bisedimeve rreth ambicieve bërthamore të autoriteteve komuniste.
Bisedimet gjashtëpalëshe për çështjet e programit bërthamor u ndërprenë në prill 2009, kur Korea e Veriut vendosi të tërhiqej, pavarësisht sanksioneve të ashpra ekonomike. Një muaj më vonë, Peniani testoi bombën e parë bërthamore në histori.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
“Parlamenti, komision të posaçëm për kontrollin e buxhetit të shtetit”
Flet Arben Ahmetaj, anëtar i PS-së në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale
Sadushi, i shumëkërkuari shqiptar në Britani