Deshtojne hetimet per vrasjen e Kekes
Deshtojne perpjekjet e policise per identifikimin dhe kapjen e autorit te vrasjes tre dite me pare te kryetarit te Partise Demokristiane ne Malesine e Madhe Aleksander Keka. 20 te shoqeruarit ne policine e Shkodres jane lene te lire ndersa ende nuk eshte hedhur drite mbi motivet dhe shkaqet e vrasjes se Kekes. Megjithese hetimet po ecin ne menyre te ngadalte burime nga policia e qarkut te Shkodres pohojne se zbardhja e ngjarjes veshtiresohet dhe per faktin se per ekzekutimin e 38-vjecarit Kekaj, eshte perdorur eksploziv dhe kjo ben qe gjurmet te fshihen nga djegia.